LAJMI I FUNDIT:

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Dy trajnerët legjendarë, Fabio Capello dhe Arrigo Sacchi mendojnë se Thiago Motta do të ishte një zëvendësues ‘ideal’ i Stefano Piolit te Milani, por të dy ish-trajnerët besojnë se ka një kusht për të marrë ish-reprezentuesin italian.

Ish-trajnerët e Milanit, Sacchi dhe Capello besojnë se trajneri i Bolognës, Motta, do të ishte një zëvendësues ideal për Piolin në San Siro.


Kontrata e Mottas në Stadio Dall’Ara skadon në verë, ndërsa marrëveshja e Piolit me Milanin skadon në qershor. Sidoqoftë, gjigantët e Serie A i përfunduan dy sezonet e fundit duarbosh, kështu që burime të shumta në Itali pretendojnë se Pioli do të shkarkohet në fund të sezonit.

Drejtuesit e Milanit përshpejtojnë kërkimin për zëvendësuesin e Piolit, emra të njohur në listë
Lexo po ashtu Drejtuesit e Milanit përshpejtojnë kërkimin për zëvendësuesin e Piolit, emra të njohur në listë

“Ai është një nga të preferuarit e mi. Ai ka përvojë në top klube, falë karrierës së tij si futbollist dhe ka bërë gjëra interesante te Bologna”, ka thënë fillimisht Capello për Gazzetta dello Sport.

“Ai është gjithashtu një ish-mesfushor. Shikoni trajnerët më të mirë në botë; do të gjeni Conte, Xabi Alonson, Ancelotti, Arteta, Allegri dhe Xavi. Ata të gjithë kanë diçka të përbashkët, apo jo? Mesfushorët kanë diçka më shumë. Mund të jetë vizioni, një ndjenjë ekuilibri ose aftësia për të menaxhuar sulmin dhe mbrojtjen”.

Megjithatë, Capello mendon se Motta duhet të bëjë një gjë nëse shkon në Milano.

“Ai duhet të kuptojë se ku po punon. Çdo vend ka karakteristika të ndryshme. Duhet të dihen disa ligje të pashkruara”, përfundoi Capello.

Sacchi vlerëson gjithashtu Mottan duke thënë se ish-lojtari i Italisë është një trajner “modern, evropian dhe vizionar”.

“Vetëm shikoni Bolognën. Ai i ka dhënë një stil loje emocionues një grupi lojtarësh kryesisht të panjohur. Në një vend që fokusohet tek lojtari i vetëm, ai ka transmetuar idenë e kolektivit”, ka thënë fillimisht 78-vjeçari.

“Ai do të ishte ideal [për Milanin], por me një kusht. I dua trajnerët dhe dua që ata të vendosen në kushtet më të mira. Këtu në Milano, ende nuk e kam kuptuar linjën e komandës”.

“Nuk do të ndaloja kurrë të them se sukseset gjithmonë nisin nga klubi. Si është strukturuar Milani? Kush vendos? Thiago Motta është ideal sepse një trajner që lufton për Ligën e Kampionëve me Bolognën duhet të ketë cilësi superiore. Megjithatë, Milani duhet ta mirëpresë atë me disponueshmërinë dhe durimin që i nevojitet një trajneri”, përfundoi Sacchi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori