LAJMI I FUNDIT:

Ice Cube dhe Tyga të performojnë në Prishtinë

Ice Cube dhe Tyga të performojnë në Prishtinë

Vera e këtij viti pritet të jetë teper, tepër e nxehtë në Prishtinë, pasi adhuruesit e hip hopit në ‘kombin’ evropian të hip-hopit do të jenë dëshmitarë të disa koncerteve të mëdha me emra të mëdhenj të skenës botërore.

NextLevel me anë të një postimi në faqen zyrtare ka paralajmëruar se tashmë janë konfirmuar disa prej emrave që pritet të performojnë gjatë verës në Prishtinë.

Bashk me foton ku shihet puna e palodhshme e NextLevel për realizimin sa më të mirë të këtyre ngjarjeve në bashkëpunim me Mos Music Entertainment, përmenden edhe emra si Ice Cube, Ky-Mani Marley dhe Tyga, të gjithë këta emra me famë botërore që kanë lënë gjurmë në muzikë.


“Duke ndërtuar nëpër borë, nëpër shi… Vera 2013, ne po vijmë. Në korrik-gusht në Prishtinë do të jenë Ky Mani marley, Tyga, Ice Cube, Ryan Leslie, Sunnery James & Ryan Marciano dhe shumë e shumë të tjerë. Vendi: Zona Industriale. Qëndroni me ne”, shkruan në këtë postim të NextLevel në faqen e tyre zyrtare.

Ende mungojnë konfirmimet zyrtare të ngjarjeve të paralajmëruara këtë postim të jashtëzakonshëm, mirëpo atmosfera para verës është tejet tejet e nxehtë.

Telegrafi do t’iu informojë për më të rejat rreth artistëve që pritet të konfirmojnë gjatë verës në Prishtinë.

Ice Cube është një prej reperëve më të mëdhenj në histori. Ai njihet për hitet e mëdha “Gangsta Rap Made Me Do It”, “Do Ya Thang”, “Ghetto Vet” dhe shumë të tjera. Ai ka qenë pjesë edhe e shumë top filmave ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori