LAJMI I FUNDIT:

Guardiola: Bielsa është trajneri më i mirë në botë

Guardiola: Bielsa është trajneri më i mirë në botë

Pep Guardiola vazhdon të insistojë se Marcelo Bielsa është trajneri më i mirë në botë, ndërsa ky i fundit është konfirmuar si trajner i ri i Lille për sezonin e ri.

Ish-trajneri i Argjentinës, Kilit, Marseilles dhe Athletic Bilbaos, ka nënshkruar për dy vite me klubin francez.


Guardiola para ndeshjes me Monacon ka folur për raportin e tij me trajnerin argjentinas.

“Admirimi im për Marcelo Bielsa është i madh pasi ai i bën lojtarët më të mirë, shumë më të mirë. Ende nuk kam takuar asnjë lojtar, ish-lojtar të tij që flet keq për Marcelo Bieslan. Të gjithë i janë mirënjohës atij për influencën që ka pasur në karrierën e tyre”.

Bielsa sa ishte pjesë e Marseilles

“Ai më ka ndihmuar shumë mua me këshillat e tij. Sa herë që flas me të ndjehem sikur kam nevojë për ndihmë”.

Bielsa ka fituar tre tituj në Argjentinë, ndërsa me kombëtaren e vendlindjes së tij ai ka fituar medaljen e artë në Olimpiadë në vitin  2004.

Tare: Bielsa i 'çmendur', na dështoi marrëveshjen edhe me Ajetin
Lexo po ashtu Tare: Bielsa i 'çmendur', na dështoi marrëveshjen edhe me Ajetin

“Është e rëndësishme për mua ta them edhe këtë se nuk ka rëndësi se sa tituj i ka fituar Marcelo, pasi kjo aspak nuk ka rëndësi”.

“Ne gjykohemi nga ajo se sa kemi sukses dhe sa tituj fitojmë, por nuk e dimë influencën që a ka për futbollin dhe lojtarët e futbollit”.

Gjatë një takimi në La Ligë

“Kjo është ajo që për mua ai është trajneri më i mirë në botë. Jam i interesuar ta shoh se si do të punoj ai te Lille sezonin e ardhshëm”.

“Jam i sigurt se ai do të ketë influencë në skuadrën e tij, në klubin e tij në lojtarët e tij dhe kjo do të jetë e madhe, e mahnitshme. Jam shumë i sigurt”, ka nënvizuar Guardiola.

Trajneri i Manchester Cityt vite më parë kur kishte filluar karrierën kishte takuar Bielsan ku kishte marrë shumë mësime nga ai.

Flitet se biseda e tyre ka zgjatur me orë të tëra. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori