LAJMI I FUNDIT:

Tare: Bielsa i ‘çmendur’, na dështoi marrëveshjen edhe me Ajetin

Tare: Bielsa i ‘çmendur’, na dështoi marrëveshjen edhe me Ajetin

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka dalë sot para mediave, për të folur për ‘çështjen Bielsa’, por edhe për blerjet.

Ai tregoi edhe se pse transferimi i Arlind Ajetit kishte dështuar në fund.

“Biseduam me Bielsën dhe dëshironte të takoheshim. Qëndroi dy ditë në Romë dhe i shpjeguam botën Lazio, duke ia lënë në dorë atij zgjedhjen. Iku në Argjentinë për të biseduar me familjen dhe na tha se dëshironte një kontratë vetëm për një sezon, për të folur më pas në fund të sezonit. Pasi mori miratimin e familjes, sekretari i përgjithshëm i klubit shkoi në Argjentinë për të mbyllur çdo detaj”.

“Kur u takuam, na tha që kishte parë të paktën 5 ndeshje për çdo lojtar të Lazios, edhe të të rinjve. I propozuam disa emra në afatin kalimtar dhe aprovoi Jardel dhe Adriano, ndërsa kërkoi 4 blerje. Më pas, kur u kthye në Argjentinë ndryshoi qëndrim dhe rivuri gjithçka në diskutim, edhe Adrianon e Jardelin, si dhe bllokoi afrimin e Arlind Ajetit, edhe pse kishim marrëdhënie pozitive dhe mund të mbyllnim gjithçka pa problem”.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Bielsa dëshironte Llorenten, që është i huazuar nga Reali te Vallecano, por lojtari nuk dëshiron të largohet nga Spanja. Dëshironte Mamanan, por ai kishte mbyllur gjithçka me Lyonin. Edhe Morel e njëjta gjë, pasi Lyoni nuk e shet. Lojtari i katërt është Rodrigo Kaio i Sao Paulos, që e ndjek prej dy vitesh, por na tha se fillimisht dëshironte të luante në Libertadores dhe Olimpiada.

“Bëmë lëshime pa fund për Bielsën, edhe pse nuk ishte ende trajneri ynë, por patëm besim te fjala e tij. Kam debatuar me Bielsën edhe për Paton, i cili dëshironte të qëndronte në Brazil, por Bielsa pretendonte se i kishim bërë një ofertë shumë të ulët, edhe pse unë këmbëngulja që ai të verifikonte shifrat me agjentin e Patos. Tani e kuptojmë pse e quajnë “i çmenduri””.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori