LAJMI I FUNDIT:

Enca ka nevojë për ndryshime, kërkon mendimin e fansave (Foto)

Enca ka nevojë për ndryshime, kërkon mendimin e fansave (Foto)

Këngëtarja Enca Haxhia ka qenë shumë e përfolur muajt e fundit, kjo për shkak të daljes së saj nga labeli OTR pas prishjes së raporteve me reperin Noizy.

Ndërkohë, duket se tani e tutje ajo do të vazhdojë karrierën e vetme, gjersa kërkon gjithmonë e më tepër të jap më të mirën nga vetja e saj.


Enca vjen me fotografi nudo nga vaska (Foto, +16)
Lexo po ashtu Enca vjen me fotografi nudo nga vaska (Foto, +16)

Së fundmi, Enca ka bërë të ditur se dëshiron të ndryshojë një detaj në dukjen e saj, dhe se për këtë gjë kërkon mendimin e fansave.

Ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social SnapChat, përmes së cilës ka treguar se ka shkurtuar flokët, dhe tani kërkon një sygjerim nga fansat për ndonjë model të ri.

Enca kërkon mendimin e fansave për modelin e ri të flokëve. Foto nga SnapChat.

Sa i përket angazhimit në muzikë, projekti i saj i fundit mbetet “Love on my body”, i cili është pëlqyer nga fansat e këngëtares. /Telegrafi/