LAJMI I FUNDIT:

Aleancë e re: Rusia dhe Turqia kundër ISIS-it

Aleancë e re: Rusia dhe Turqia kundër ISIS-it

Moska dhe Ankaraja do të veprojnë së bashku kundër milicisë terroriste të IS-it. Në pika vendimtare, Putini dhe Erdogani kanë megjithatë dallime – bashkëpunimi i tyre në luftën e Sirisë do të mbetet i kufizuar.

Shtabi i Përgjithshëm rus njoftoi të mërkurën (18.01) për misionin e parë të përbashkët të aviacionit luftarak rus dhe atij turk, kundër milicisë terroriste “Shteti Islamik” (IS). Në operacionin në provincën siriane Aleppo morën pjesë nëntë avionë luftarakë rusë dhe tetë avionë luftarakë turq, u bë e ditur.


Ky është misioni i parë i përbashkët ushtarak i Rusisë dhe i Turqisë. “Kjo është padyshim arritje”, thotë Alexander Golz. “Mjafton të kujtosh se është kaluar nga konfrontimi i drejtpërdrejtë në Siri në bashkëpunim ushtarak”, tha eksperti ushtarak rus në bisedë me DW. Ky është edhe pas shumë kohësh angazhimi i parë i përbashkët ushtarak me një anëtare të NATO-s, pikërisht në kohën kur NATO-ja e ka zgjeruar praninë e saj ushtarake në Evropën Lindore për të frikësuar Rusinë.

Në Rusi, bashkëveprimi i avionëve luftarakë rusë dhe turq lëvdohet si sukses i madh. “Nuk është fjala për një angazhim që do të ndodhë një herë të vetme, por për një bashkëpunim strategjik ushtarak”, i tha Franz Klinceviç, zëvendëskryetar i Komisionit të Mbrojtjes në Këshillin e Federatës, agjencisë së lajmeve Interfax. “Ky është një shembull për bashkëpunimin jashtë aleancave, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e re.”

Turqia bën pikërisht atë që ka refuzuar të bëjë deri tani koalicioni anti-IS, i drejtuar nga SHBA: që të luftojë Shtetin Islamik duke vepruar në bashkëpunim me Rusinë.

Eksperti ushtarak Golz beson se Rusia, përmes aksionit të përbashkët me Turqinë do të përmirësojë para së gjithash imazhin e saj si luftëtare kundër IS. Deri tani në Perëndim ka pasur dyshime për këtë. Veç kësaj, Moska krijon me këtë një bazë për negociatat në Astana. Në kryeqytetin kazakas në 23 janar përfaqësues të Rusisë, të Turqisë, të Iranit, të qeverisë siriane dhe të opozitës do të diskutojnë për një armëpushim. Por Golz megjithatë beson se aleanca midis Rusisë dhe Turqisë do të jetë e kufizuar. “Objektivat e deklaruara në Siri janë të ndryshme, para së gjithash në lidhje me Presidentin Bashar al Assad”, thotë eksperti rus. Moska e mbështet, Ankaraja kërkon që ai të japë dorëheqjen.

Vëmendjen tek pozicionet e ndryshme ndaj udhëheqjes siriane e tërheq në bisedë me DW edhe eksperti ushtarak turk Can Kasapoglu. Pas bashkëpunimit të Ankarasë me Moskën qëndrojnë dy gjëra, thotë ai. Së pari mendimet e ndryshme brenda koalicionit të drejtuar nga SHBA kundër Shtetit Islamik, nga ana tjetër një mbështetje e pamjaftueshme e Turqisë në luftën e saj kundër terrorit në Sirinë fqinjë. “Në nivelin strategjik, bashkëpunimi turko-rus ofron një faqe të re në luftën civile”, thotë Kasapoglu. “Një perspektivë e tillë mund të jetë shumë ndihmuese, pak para bisedimeve në Astana.” /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori