LAJMI I FUNDIT:

Spitalet “kanë nisur të marrin frymë” – autoritetet italiane “konfirmojnë një ngadalësim” të përhapjes së coronavirusit

Spitalet “kanë nisur të marrin frymë” – autoritetet italiane “konfirmojnë një ngadalësim” të përhapjes së coronavirusit

Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetit (ISS) Silvio Brusaferro tha të premten “ne mund të konfirmojmë një ngadalësim” në shpërthimin e coronovirusit në Itali.

Por ai tha që asnjë pjesë e vendit nuk ishte kursyer dhe se kufizimet e bllokimit duhet të ruhen në një nivel të lartë.


Siç shkruan FoxNews, përcjell Telegrafi, Brusaferro pohoi se Italia dukej se po arrinte në një rrafshnaltë, kryesisht falë masave të rrepta që ka marrë kombi.

Ndërkohë, thuhet se Italia ka parë të premten disa shenja të përmirësimit të situatës me koronavirus, edhe pse numri i viktimave nga sëmundja që e shkakton coronavirusi, COVID-19, është rritur për 766, përkatësisht në 14,681.

Në të dhënat e reja të publikuara nga Shërbimi i Mbrojtjes Civile, numri i të infektuarve të rinj brenda një dite ka rënë për 4 për qind, shkruan REL.

Numri i të shëruarve, ndërkaq, është rritur për 17.3 për qind, përkatësisht në 19,758, gjatë 48 orëve të kaluara.

Lombardia, rajoni i goditur më së keqi në Itali, ka regjistruar një rritje të vogël të pacientëve në kujdes intensiv.

“Shifrat po përmirësohen. Spitalet kanë nisur të marrin frymë”, tha zyrtari kryesor mjekësor i Lombardisë, Giuli Gallera.

Italia ka numrin më të madh të viktimave nga coronavirusi në botë, ndërsa është e dyta me numrin e të infektuarve, pas Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/