LAJMI I FUNDIT:

Situata e Allegrit te Juventusi dhe pesë zëvendësuesit e mundshëm në rast largimi

Situata e Allegrit te Juventusi dhe pesë zëvendësuesit e mundshëm në rast largimi

Mediat italiane La Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport pretendojnë se Juventus nuk po konsideron shkarkimin e Massimiliano Allegrit, por gazeta me bazë në Torino përmend pesë zëvendësues të mundshëm për trajnerin e lindur në Livorno, duke përfshirë emra të ish-lojtarëve si Igor Tudor dhe Antonio Conte.

Juventusi është eliminuar nga gjysmëfinalja e Kupës së Italisë dhe tifozët duken gjithnjë e më të frustruar me rezultatet dhe stilin e lojës nën drejtimin e Allegrit.

55-vjeçarit i kanë mbetur edhe dy vite kontratë në Torino dhe sipas Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, puna e tij nuk është në rrezik.


Allegri ofendoi drejtuesit e Interit, pastaj iu tha se do të përfundojnë të gjashtit në Serie A duke humbur sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve
Lexo po ashtu Allegri ofendoi drejtuesit e Interit, pastaj iu tha se do të përfundojnë të gjashtit në Serie A duke humbur sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve

Të dyja gazetat pretendojnë se Juventusi nuk po mendon ta shkarkojë atë dhe e shohin atë si trajnerin perfekt për të ardhmen afatgjatë të klubit.

Trajneri italian ka qenë gjithnjë e më i frustruar së fundmi me shpërthimet pas ndeshjeve kundër Napolit dhe Interit. Megjithatë, klubi dëshiron ta vendosë atë në ‘gjendjen më të mirë për të punuar’.

Sidoqoftë, gazeta Tuttosport shton gjithashtu se nëse një klub tjetër e do Allegrin në verë ose trajneri italian largohet në fund të sezonit, atëherë bardhezinjtë do të zgjidhnin zëvendësimin e tij midis pesë objektivave të profilit të lartë.

Igor Tudor, një ish-mbrojtës i Juventusit dhe ndihmës i Andrea Pirlos tani në krye të Olympique Marseille, po monitorohet nga afër nga klubi.

E njëjta gjë është e vërtetë për Gian Piero Gasperini ‘me eksperiencë’, Antonio Conten ‘e shtrenjtë’, Zinedine Zidane ‘ambicioz’ dhe Roberto De Zerbi, i cili ka një klauzolë prej 13 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij me Brighton. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori