LAJMI I FUNDIT:

Allegri ofendoi drejtuesit e Interit, pastaj iu tha se do të përfundojnë të gjashtit në Serie A duke humbur sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve

Allegri ofendoi drejtuesit e Interit, pastaj iu tha se do të përfundojnë të gjashtit në Serie A duke humbur sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve

Massimiliano Allegri ishte i zemërua pas humbjes së Juventusit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Interit , duke u përplasur me drejtuesit kundërshtarë pranë dhomave të zhveshjes në “Giuseppe Meazza”.

Bianconerët ranë me rezultat të përgjithshëm 2-1 pasi Nerazzurrët fituan 1-0 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales, duke eliminuar skuadrën e Allegrit.


Tensionet kanë qenë të larta në Juventus në javët e fundit, pavarësisht faktit se dënimi i tyre prej 15 pikësh u anulua përkohësisht nga Collegio di Garanzia e CONI-it. Po ashtu Zonja e Vjetër ka humbur tre ndeshjet e fundit në kampionat.

Gazzetta dello Sport detajon se si Allegri u përplas me drejtorët e Interit pas ndeshjes së djeshme gjysmëfinale të Kupës së Italisë, duke fyer figura si Giuseppe Marotta dhe Dario Baccin.

“Ju jeni të gjithë një bandë m*ti, por gjithsesi do të përfundoni të gjashtët!”, përpara se t’i kthehej skuadrës së tij për të deklaruar se “ne duhet të përfundojmë përpara tyre në kampionat, nuk duhet t’i dërgojmë ata në Ligën e Kampionëve”.

Ndihmës-trajneri i Juventusit, Marco Landucci, së fundmi u dënua me 5 mijë euro gjobë dhe ndalim me një ndeshje nga FIGC për fyerje ndaj trajnerit të Napolit , Luciano Spalletti./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
Kalo në kategori