LAJMI I FUNDIT:

Rreth një duzinë aeroplanësh luftarakë rusë u shkatërruan në Krime – thonë Forcat Ajrore të Ukrainës

Rreth një duzinë aeroplanësh luftarakë rusë u shkatërruan në Krime – thonë Forcat Ajrore të Ukrainës

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës thotë se “rreth një duzinë” aeroplanë luftarakë rusë mund të jenë shkatërruar në shpërthimet në një aeroport në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

“Duke gjykuar nga pamjet që kemi parë në rrjetet sociale, është e qartë se depoja e municioneve të tyre është goditur”, tha zëdhënësi i Forcave Ajrore, Yuriy Ihnat për TV ukrainas, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.


Rusia po u premton të burgosurve liri dhe para nëse luftojnë në Ukrainë - dhe shumë po zgjedhin "bastin vdekjeprurës"
Lexo po ashtu Rusia po u premton të burgosurve liri dhe para nëse luftojnë në Ukrainë - dhe shumë po zgjedhin "bastin vdekjeprurës"

Bombarduesit Su-34 dhe aeroplanët Su-24 u goditën, dhe “ndoshta” edhe helikopterë, ka thënë më tej ai.

Ministria ruse e mbrojtjes këmbëngul se shpërthimet ishin për shkak të municioneve që kishin shpërthyer në një depo dhe se nuk kishte “ndikim zjarri” nga jashtë – megjithëse kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Dhe ndihmësi i presidentit ukrainas Mykhailo Podolyak ka mohuar se Ukraina ishte pas shpërthimeve, duke i thënë kanalit televiziv online Dozhd: “Sigurisht që jo. Çfarë kemi të bëjmë me këtë?”. /Telegrafi/