LAJMI I FUNDIT:

Raporti i Liqenit të Ujmanit, miratimi i rishikimit të buxhetit dhe heqja e sigurimit kufitar me Malin e Zi – ngjarjet kryesore të javës në ekonomi

Raporti i Liqenit të Ujmanit, miratimi i rishikimit të buxhetit dhe heqja e sigurimit kufitar me Malin e Zi – ngjarjet kryesore të javës në ekonomi

Njoftimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dorëzimin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, vendimi i Qeverisë së Kosovës se ka miratuar Projektligjin për rishikimin e buxhetit dhe largimi i sigurimit kufitar në vlerë prej 15 euro për qytetarët e Kosovës që hyjnë në Mal të Zi, ishin disa ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së mërkurë kishte njoftuar se i ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës raportin e studimit të fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, i paraparë në njërën nga pikat e Marrëveshjes së 4 shtatorit në Washington, shkruan Telegrafi.


Raporti propozon formimin e një komisioni për lumin Ibër që do të ndihmonte diskutimin midis palëve për mundësitë e menaxhimit të burimeve ujore.

Aty theksohet se sistemi i Ujmanit duket se luan një rol të njëjtë të digës në lumin Columbia në Paqësorin Veri-Perëndimor në Shtetet e Bashkuara sa i takon kontributit të tij për shërbimet e ruajtjes për furnizimin me ujë sezonal, energjisë dhe në shërbimet e kontrollit të përmbytjeve.

“Sistemi i Ujmanit duket se luan rol të ngjashëm me Digën e Grand Couleet në lumin Columbia në Paqësorin Veri-Perëndimor në SHBA sa i përket kontributit të tij për sistemin e magazinimit për furnizim me ujë gjatë sezoneve, dhe energjinë ujore dhe po ashtu për shërbimet e kontrollit të përmbytjes – të gjitha të bazuara në një kombinim të parashikimeve të fluksit sezonal dhe afatshkurtër, të gjitha të bazuara në një kombinim të parashikimeve të fluksit sezonal dhe afatshkurtër”, thuhet në njërën nga pikat e raportit.

Çfarë përmban traktati i lumit Columbia, që merret si model në studimin amerikan për Liqenin e Ujmanit?
Lexo po ashtu Çfarë përmban traktati i lumit Columbia, që merret si model në studimin amerikan për Liqenin e Ujmanit?

Pas këtij raporti, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thotë se Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingronit.

Drejtorit ekzekutiv i OEAK-ut, Arian Zeka në një prononcim për Telegrafin ka thënë se të gjeturat e këtij raporti duhet të zbatohen, sipas shembullit të një marrëveshje të ngjashme ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë për shfrytëzimin e resurseve të përbashkëta ujore.

Sipas tij, Marrëveshja e Washingtonit do të ndikojë në përshpejtimin e rritjes ekonomike në vend, përmes nxitjes së investimeve të brendshme e tërheqjes së investimeve të jashtme.

Raporti i Liqenit të Ujmanit, Oda Ekonomike Amerikane: Qeveria të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit
Lexo po ashtu Raporti i Liqenit të Ujmanit, Oda Ekonomike Amerikane: Qeveria të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit

Më 4 shtator 2020, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshjen për normalizim ekonomik.

Marrëveshja u arrit pas bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, për herë të parë në një nivel të lartë të udhëhequr nga SHBA-ja.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar Projektligjin e Buxhetit të Rishikuar për vitin 2021, ku paraprakisht disa nga ministrat patën kërkesa specifike lidhur me këtë buxhet.

Buxheti i rishikuar për 2021 është mbi 2.5 miliardë.

Qeveria miraton Projektligjin e buxhetit të rishikuar 2021 prej 2.5 miliardë euro
Lexo po ashtu Qeveria miraton Projektligjin e buxhetit të rishikuar 2021 prej 2.5 miliardë euro

Ditën e premte është nënshkruar marrëveshja për heqjen e sigurimit kufitar mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë për njohjen reciproke të certifikatave të sigurimit për mbulimin e përgjegjësive në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta në territoret e ndërsjella në Kosovë dhe Mal të Zi.

Me anë të kësaj marrëveshje, qytetarët e Kosovës nga 1 korriku nuk do ta paguajnë sigurimin në vlerë prej 15 euro kur shkojnë në Mal të Zi.

Nënshkruhet marrëveshja me Malin e Zi, qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë 15 euro në kufi
Lexo po ashtu Nënshkruhet marrëveshja me Malin e Zi, qytetarët e Kosovës nuk do të paguajnë 15 euro në kufi

Po ashtu, me fillimin e lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19, mërgata e Kosovës ka filluar ta shtoj fluksin e ardhjes në vendin tonë.

Sipas zëdhënëses së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Valentina Gara brenda dy javëve janë realizuar 287 fluturime me 41 mijë e 662 udhëtarë.

“Nga data 7 deri 13 qershor janë 137 fluturime me 19 mijë e 750 udhëtarë në arritje dhe 18 mijë e 168 udhëtarë në shkuarje. Ndërsa, nga data 14 deri 20 qershor janë realizuar 150 fluturime me 21 mijë e 912 udhëtarë në arritje dhe 17 mijë e 517 udhëtarë në shkuarje”, kishte thënë për Telegrafin, Gara.

Diaspora në Kosovë, për dy javë vijnë rreth 300 aeroplanë me mbi 41 mijë udhëtarë
Lexo po ashtu Diaspora në Kosovë, për dy javë vijnë rreth 300 aeroplanë me mbi 41 mijë udhëtarë

Gjatë kësaj jave, njoftohet se Ministria e Drejtësisë së Kosovës ka paditur Komunën e Budvës dhe kompaninë “Sunraf Beach Properties”, duke kërkuar kthimin e rreth 4,500 metrave katror pronë në shëtitoren Rafailoviq, e cila dikur ishte një vendpushim për fëmijë.

Në këtë padi pretendohet kjo parcelë dikur e quajtur “Ganimete Tërbeshi” ishte blerë gjashtë dekada më parë nga ana e Kosovës.

MD-ja ka kërkuar nga Gjykata e Kotorrit të lëshojë masën e përkohshme që ndalon tjetërsimin e pronë deri në përfundimin e kësaj lëndë në gjykatë.

Kosova me padi ndaj Malit të Zi, kërkohet kthimi i pronës në Budvë që ishte blerë 6 dekada më parë
Lexo po ashtu Kosova me padi ndaj Malit të Zi, kërkohet kthimi i pronës në Budvë që ishte blerë 6 dekada më parë

Kjo padi thotë se Kosova është pronare e kësaj toke dhe si provë i ka bashkangjitur një marrëveshje të blerjes të lidhur më 22 mars 1961 në Gjykatën e Qarkut të Kotorrit, ku parcelën prej 4,555 metra katrorë e kishte blerë Këshilli Social për Çështjet Politike dhe Sociale.

Që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Kosova ende nuk e ka pronësinë e 172 pasurive të saja në shtetet që përbënin ish-Jugosllavinë. Kosova ka prona të shumta në shtetet e kësaj ish federate, e vetëm në shtetin e Malit të Zi ka mbi 42 prona.

Kohë më parë, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kishte paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit të Malit të Zi, pasi Gjykata Themelore e Kotorrit kishte refuzuar padinë që pretendon se kompania Rekreaturs u ka vjedhur pronën e Kosovës prej 33 mijë metrash katrorë në plazhin e Kamenovës. /Telegrafi/