LAJMI I FUNDIT:

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn infektohet me coronavirus

Ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn infektohet me coronavirus

Jens Spahn doli pozitiv për coronavirus pas testimit, tha ministria e shëndetësisë, duke shtuar se është izoluar në shtëpi.

Ministri gjerman i shëndetësisë përjetoi simptoma të ngjashme me të ftohtin dhe iu nënshtrua testimit, njoftoi ministria.


Shkalla e infeksionit me COVID-19 në Gjermani është më e ulët se në pjesën më të madhe të Evropës, raporton deutschewelle.

Por është përshpejtuar ditët e fundit, me një numër rekord prej 7,830 të infektuar të konfirmuar të shtunën, sipas Institutit Robert Koch.

Spahn u bëri thirrje gjermanëve të mbajnë distancën fizike për të mbajtur shkallën e infektimit në një nivel nën kontroll. /Telegrafi/