Mbyllja e katër komunave paralele serbe në Dragash, Pejë, Istog e Klinë, si dhe mbyllja e OJQ-së ‘Qendra për Paqe dhe Tolerancë’ në Prishtinë, ka nxitur reagime të shumta.
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka thënë se veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës, në lidhje me dinarin serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe, janë duke rritur panevojshëm tensione etnike dhe si pasojë ia kufizojnë mundësitë Shteteve të Bashkuara për ta mbështetur atë në arenën ndërkombëtare.
Shqetësim kanë shprehur edhe nga Bashkimi Evropian, ku i kanë bërë thirrje autoriteteve kosovare që këtë çështje ta zgjidhin në bisedime me Serbinë në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku.
Lidhur me mbylljen e këtyre komunave paralele, njohësi i sigurisë Drizan Shala ka thënë për Telegrafin se kjo çështje nuk do të duhej të diskutohej fare në dialog, ashtu siç është kërkuar nga ndërkombëtarët.
“Unë mendoj që mbyllja e këtyre strukturave shtetërore të Serbisë me performancë kriminale nuk do të duhej të diskutohen fare në nivelin e procesit të dialogut sepse përmes kësaj rruge do të ketë pengesa në vazhdimësi për gjithë situatën e forcimit të shtetësisë se brendshme të Kosovës”, tha Shala.
Ai ka shtuar se mijëra qytetarë serbë të Kosovës vazhdojnë punën në institucione paralele, të financuara dhe menaxhuara nga shteti i Serbisë, që nga paslufta më 1999, dhe se Serbia ndan dhjetëra-miliona euro për to çdo vit.
“Komuna, kompani e ndërmarrje publike, çerdhe, shkolla fillore, të mesme, si dhe universitete publike, të financuara drejtpërdrejt nga Qeveria e Serbisë, ka në shumë qytete të Kosovës, ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb. Këta mekanizma, edhe pse jo legalë sipas ligjeve të Kosovës, nuk janë ndalur së vepruari, pavarësisht se Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008. Një marrëveshje për shuarjen e tyre është arritur në prill të vitit 2013, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve, por zbatimi i saj i plotë në terren lë për të dëshiruar”, ka thënë Shala.
Sa i përket asaj sesi do të vazhdohet në formën pas aksioneve, Shala është shprehur se sipas të gjitha gjasave tani pala serbe është duke hartuar një strategji në dy dimensione të cilat kryesisht do të reflektojnë në marrëdhëniet ndërkombëtare si dhe asaj të sigurisë.
“a. Në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare veprimet që janë legjitime dhe legale nga Prishtina zyrtare, Beogradi do të paraqes narrativen e saj konstruktive në procesin e marrëdhënieve me BE dhe Kosovën ku palë destruktive do të paraqitet Prishtina.
b. Në aspektin e sigurisë padyshim do të marr formën e saj në paraqitjen e elementeve që do të tentohen të duken si rebelim qytetar me elemente të strukturave serbe brenda tyre dhe veprimi i institucioneve të rendit do të tentohet që forma faktike që është rendi dhe ligji të duket si represion politik”, është shprehur ai për Telegrafin.
Njohësi i sigurisë ka shtuar se në këtë rast ne duhet “të koordinohemi më partneret e sigurisë gjithashtu në nivelin politik ndërkombëtar përmes MPJD-së”.
Shala ka theksuar se faktori partner i Kosovës në nivelin diplomatik kanë vetëm shqetësimet se mund të kemi një situatë të një impakti gjeopolitik /gjeostrategjik në sigurinë e Kosovës me shpërfaqje të gjerë rajonale.
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha më 2 shkurt pas mbylljes së tyre se “koha e paligjshmërisë ka përfunduar dhe institucioni i vetëm i Serbisë brenda Republikës së Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”.
Në një komunikatë për media të dielën, BE-ja tha se “mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë pasoja negative në jetën e përditshme dhe kushtet jetësore të komuniteteve serbe në Kosovë, sepse do ta kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale duke pasur parasysh mungesën e alternativave në këtë moment”.
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, e mbështeti reagimin e BE-së dhe tha se “masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit”, dhe se ato janë “e kundërta e uljes së tensioneve”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Automjetet shtetërore në RMV do të kenë targa me ngjyrë të veçantë, është ngritur komisioni për ndryshimin e ligjeve
Lajçak pas takimeve veç e veç me Bislimin dhe Petkoviq: Për keqardhje që s’mundëm t’i trajtonim çështjet urgjente
Serwer: Zbutja e Serbisë nuk po funksionon, SHBA-ja duhet të jetë më e vendosur ndaj ambicieve irredentiste të Vuçiqit
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Janjiq: Vuçiq po përpiqet të kalojë përgjegjësinë për gjithçka te Kurti, 'reality show' - nuk ka kthim në dialog
Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook
Ministrja gjermane kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s për të avancuar drejt BE-së
Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiqit: Tradhti, mashtrim, besim
Britania e Madhe i “hap derën” marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, si ajo me Italinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo