LAJMI I FUNDIT:

Mbrojtja nga dhuna në familje: Ligji i mbron viktimat dhe ua ngushton rrethin dhunuesve

Mbrojtja nga dhuna në familje: Ligji i mbron viktimat dhe ua ngushton rrethin dhunuesve

Qëllimi afatgjatë në sferën e parandalimit të dhunës në familje është që të sigurohet veprimi preventiv i harmonizuar, adekuat dhe efikas i organeve të pushtetit në të gjitha nivelet dhe i organizatave joqeveritare në pengimin e dhunës në familje

Ardita Morina
Avokate


Dhuna në familje sot është një ndër sfidat më të mëdha në planin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. E pakufizuar me faktorët gjeografikë, etnikë, statusorë dhe faktorë të tjerë, dhuna është problem global, përmasat e vërteta të së cilës nuk është e mundur të përcaktohen, sepse në një pjesë të mirë mbetet e fshehur.

Familja ende konsiderohet njësi e natyrshme dhe themelore e shoqërisë, mirëpo kuptimi i familjes si vatër e sigurt për anëtarët e vet seriozisht është i rrezikuar me shpeshtësinë e dhunës në familje.

Strukturat e ndërlikuara të familjes moderne, stresi, kriza ekonomike dhe morale më së miri shfaqen pikërisht në marrëdhëniet e çrregulluara familjare.

Një ndër shkaqet kryesore janë rastet që kanë të bëjnë me mospajtimin e gjërave elementare në familje dhe që kanë motive të ndryshme duke filluar prej natyrës sociale, deformimeve, komplekset e neurozave, gjendja pasurore, ekonomike, emocionale apo personat që janë nën ndikimin e alkoolit dhe narkotikëve.

Në ushtrimin e dhunës në familje, kryesish shkaqet ekonomike prijnë në rastet që dalin nga problemet sociale, por edhe deformimet në përdorim të mjeteve stimulative apo narkotikëve.

Mekanizmat Institucional duhet të reagojnë me kohë në trajtimin e rasteve, sidomos në situatat ku përfshihen mospajtimet e para në familje e deri te konfrontimet e dhunës.

Një nga arsyet e pasojave tragjike që ndodhin në Kosovë të dhunës në familje është neglizhenca dhe mos reagimi me kohë i anëtarëve të familjes duke menduar se gjendja do të përmirësohet kohë pas kohe.

Vetëdijesimi për raportim të dhunës në familje është një metodologji parandaluese dhe e dobishme për të ndal dhunën që mos të ketë pasoja tragjike.

Kosova ka legjislacion të pasur që trajton këtë dukuri të rrezikshme pa marrë parasysh shkaqet që paraqiten. Programet e shumta që zbatohen për ndaljen e dhunës në familje ka bërë që pasojat të reduktohen, por se ende duhet bërë punë efikase në vetëdijesim të qytetarëve dhe reagim shoqërorë për të ndalin veprimet që shpesh janë tragjike për familjaret.

Reagimi i hershëm institucional është komponentë e rëndësishme për parandalimin e kësaj dhune, poashtu edhe reagimi personal e familjar për të ndaluar dhunën dhe pasojat tragjike kanë rëndësi madhore.

Njëherazi, paralajmërimi i rasteve të dhunës në polici dhe bashkëpunimi me mekanizmat e drejtësisë ka rëndësi të madhe.

Sipas Ligjit të Kosovës për mbrojtje nga dhuna në familje, aktet dhunë në familje, janë përcaktuar si vepra apo lëshime të qëllimshme që i bën një person personit tjetër me të cilën është ose ka qenë në marrëdhënie familjare, por nuk kufizohen vetëm në:

▪ përdorimin e forcës fizike ose personin psikik të ushtruar ndaj anëtarit tjetër të familjes;

▪ çdo veprim tjetër i një anëtari të familjes që mund të shkaktojë apo kanos, se do të shkaktojë dhimbje fizike dhe vuajte psikike;

▪ shkaktimi i ndjenjës së frikës, rrezikshmërisë personale apo cenimin e dinjitetit;

▪ sulmi fizik pa marrë parasysh pasojat;

▪ ofendimi, sharja, thirrja me emra ofenduese dhe mënyra të tjera të shqetësimit të vrazhdë;

▪ përsëritja e vazhdueshme e sjelljeve me qëllim të përuljes së personit tjetër;

▪ marrëdhënia seksuale pa pëlqimin dhe keqtrajtimin seksual;

▪ kufizimi i kundërligjshëm i lirisë së lëvizjes ndaj personit tjetër;

▪ dëmtimi apo shkatërrimi i pasurisë dhe kanosja që të bëjë këtë

▪ vënia e personit tjetër në pozitën që ai të frikësohet për gjendjen fizike, emocionale dhe ekonomike;

▪ hyrja apo largimi me dhune nga banesa e përbashkët apo banesën e personit tjetër;

▪ rrëmbimi.

Ligji për mbrojtjen nga dhuna në familje ka për qëllim parandalimin e dhunës në familje në të gjitha format e saj, me masa të përshtatshme ligjore, të pjesëtarëve të familjes, që janë viktima të dhunës në familje, duke u kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu, Ligji ka për qëllim edhe trajtimin e kryerësve të dhunës në familje dhe lehtësimin e pasojave.

Masat mbrojtëse janë masa të lëshuara nga gjykatat apo policia për të mbrojtur personin ndaj të cilit është ushtruar dhunë në familje.

Gjykatat mund të lëshojnë urdhër për mbrojtje, urdhër mbrojtje emergjente ku parashihen një apo më shumë masa mbrojtëse.

Policia e Kosovës mund të lëshojë urdhër për mbrojtje të përkohshme emergjente ku parashihen vetëm disa masa mbrojtëse.

Jashtë orarit të punës së gjykatave, kërkesa për urdhër të mbrojtjes së përkohshme emergjente mund të i paraqitet Policisë së Kosovës.

Kohëzgjatja e urdhrit të përkohshëm emergjent skadon në fund të ditës së ardhshme gjatë të cilës gjykata punon.

Kërkesa për urdhër për mbrojtje mund të paraqitet nga:

◘ Viktima e dhunës në familje
◘ Përfaqësuesi i autorizuar i viktimës
◘ Avokati i viktimës (me pëlqimin e palës së mbrojtur)
◘ Përfaqësuesi i Qendrës për Mirëqenie Sociale të Komunës ku viktima ka vendbanimin apo vendqëndrimin, nëse viktima është i/e mitur,
◘ OjQ (Organizatë Joqeveritare) që ka njohuri për gjendjen e viktimës

Policia e Kosovës duhet t’i përgjigjet secilit njoftim për veprat ose kërcënimet e dhunës në familje ose shkeljes së urdhrit për mbrojtje apo urdhrit për mbrojtje emergjente pa marrë parasysh kush e njofton.

Policia e Kosovës përdorë mjete të arsyeshme për të mbrojtur viktimën dhe për të parandaluar dhunën, përfshirë:

● sigurimin e linjës së posaçme telefonike për raportim të dhunës në familje;

● informimin e viktimës, përfaqësuesin ligjor ose mbrojtësin e viktimës për të drejtat e tij në përputhje me këtë ligj, por edhe me të drejtën për të kërkuar urdhrin për mbrojtje të përkohshme sipas nenit 22 të këtij ligji;

● informimin e viktimës lidhur me shërbimet e ndihmës ligjore, psikologjike dhe ndihmave të tjera në dispozicion nga institucionet qeveritare si dhe prej rrjetit të autorizuar të organizatave joqeveritare të cilat ofrojnë shërbime për viktimat;

● sigurimin e transportimit të viktimës dhe vartësve të saj deri në objektin e duhur mjekësor për trajtim ose kontrollim mjekësor;

● vendstrehim apo vendqëndrim tjetër të përshtatshëm dhe të sigurt me kërkesën e viktimës;

● sigurimin e mbrojtjes për atë që ka lajmëruar dhunën në përputhje me obligimet përkatëse ligjore lidhur me mbrojtjen e dëshmitarëve largimin e të pandehurit nga banesa ku e ka vendbanimin ose vendqëndrimin e palës së mbrojtur.

● nëse viktima është e moshës nën 18 vjet ose nuk ka zotësi veprimi, apo kur veprat e dhunës në familje janë aq të rënda, Policia e Kosovës duhet të raportojë për rastin menjëherë në Qendrën për Punë Sociale të Komunës ku ai person ka vendbanimin ose vendqëndrimin.

Ndërsa në lidhje me shkeljen e urdhrave mbrojtës, kushdo që e shkel në tërësi ose pjesërisht do të dënohet me gjobë ose me burgim.

Përsëritja e vazhdueshme e shkeljes në tërësi ose pjesërisht e urdhrit për mbrojtje, urdhrit për mbrojtje emergjente ose urdhrit për mbrojtje të përkohshme emergjente, konsiderohet rrethanë rënduese për kryesin e veprës. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë

Bëje vet
Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Çfarë të vizitosh
Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Si të lani një jorgan në rrobalarëse dhe si të hiqni çdo njollë?

Këshilla dhe ide
Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Si t'i largoni përgjithmonë 'bubrecat'? Provoni metodën me këto produkte shtëpiake

Këshilla dhe ide
Si duhet të lahen rrobat e pambukta dhe ato sintetike – por si lahet edhe shalli nga leshi i dhive të Kashmirit

Si duhet të lahen rrobat e pambukta dhe ato sintetike – por si lahet edhe shalli nga leshi i dhive të Kashmirit

Bëje vet
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!

10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!

Lifestyle
Kalo në kategori