LAJMI I FUNDIT:

Si duhet të lahen rrobat e pambukta dhe ato sintetike – por si lahet edhe shalli nga leshi i dhive të Kashmirit

Si duhet të lahen rrobat e pambukta dhe ato sintetike – por si lahet edhe shalli nga leshi i dhive të Kashmirit

Shtojcat e këndshme për ditë të ftohta janë përplot baktere. Ndyrësia nuk është e thënë të shihet me sy, prandaj shumica nesh harrojmë të lajmë disa pjesë veshjesh dhe shtojca mode

Bakteret të cilat grumbullohen në to janë më të këqija se njollat e dukshme dhe mund të shkaktojnë probleme të mëdha shëndetësore.


Kontakti me lëkurën e qafës dhe të fytyrës është një gjë shumë më e rrezikshme, sepse mund të shkaktohen alergji apo puçrra.

Duke pasur parasysh që ditët janë gjithnjë e më të ftohta dhe që gjithnjë e më shpesh bartim shalle dhe rripa e kollanë, nuk është për t’u hedhur poshtë që të informoheni se si t’i mirëmbani të pastra, transmeton Telegrafi.

Fasoletat e mëndafshta

Njërin ndër materialet më të ndjeshme lajeni ekskluzivisht në ujë të ftohtë me pak detergjent. Është e domosdoshme t’i lani me dorë, assesi në rrobalarëse. Në fund të larjes pas shtrydhjes së butë, në ujë shtoni pak pika zbutësi. Që t’i mirëmbani fasoletat e mëndafshta gjatë, rekomandohet që t’i çoni në pastrim kimik dhe mirëmbajtjen e tyre t’ua lini profesionistëve

Si të lani siç duhet rroba prej leshi të kashmirit në makinë? Një veprim është më i rëndësishmi
Lexo po ashtu Si të lani siç duhet rroba prej leshi të kashmirit në makinë? Një veprim është më i rëndësishmi

Shalli nga leshi i dhisë së Kashmirit

Kurrë mos e lani në temperaturë më të lartë se 20 gradë, sepse vetëm në atë temperaturë të ujit këto rroba nuk do ta humbin formën e vet dhe nuk do të rrudhen. Më e sigurt është t’i lani me dorë, pa shtrydhje agresive

Shalli i pambuktë

Para larjes është e nevojshme t’i eliminoni njollat. Ndani rrobat me ngjyra para larjes në mënyrë që të mbroni ngjyrën e shallit. Shalli lahet në temperaturën e ujit prej 30 deri në 40 gradë celsius me detergjent të mirë joagresiv.

Nëse rrobalarësja juaj ka programin për larje të lehtë, patjetër atë program përdoreni për larje të shalleve të pambukta. Shmangni tharjen në tharëse, mirëpo nëse ju duhet patjetër ta hekurosni do t’ju nevojitet temperaturë e lartë.

Si t’i lani pulovrat dhe të mbeten të buta
Lexo po ashtu Si t’i lani pulovrat dhe të mbeten të buta

Shalli nga materiali sintetik

Tekstilet e punuara nga penjtë sintetikë janë ultra-modernë. Ideale do të ishte që të laheshin në temperaturën maksimale prej 40 gradë celsius.

Detergjentet speciale të buta depërtojnë në penj gjatë larjes dhe neutralizojnë aromat e pakëndshme. Vetëm vareni që të thahet. Do të duhej ta shmangni tharjen drejtpërdrejt në dritën e diellit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori