Ky është qyteti më aromatik në Evropë. Kur të lexoni titullin, me siguri do të mendoni: “Epo, qytetet nuk mbajnë erë”

Herën tjetër që planifikoni një udhëtim, mos ndiqni zemrën tuaj – ndiqni hundën dhe zgjidhni këtë qytet
Zakonisht qytetet kanë industri, një prani të madhe smogu dhe nuk është pikërisht ajo që ne i imagjinojmë të jenë aromatike. Në to ka shumë njerëz, automjete, mbeturina e shumë gjëra të tjera që sigurisht nuk kanë erë të këndshme.
Mirëpo, së fundmi është kryer një studim në të cilin janë analizuar erërat e 30 qyteteve të mëdha, të gjitha me synimin për të zbuluar se cili prej tyre ka erë më të mirë.
Për qëllimin e hulumtimit, janë analizuar faktorët duke përfshirë pastërtinë, numrin e luleshitësve, furrave të bukës dhe dyqaneve të parfumeve për kilometër katror, në mënyrë që t’i jepet çdo qyteti një “vlerësim aromash”.
Dhe, qyteti që gjeti rrugën e tij në krye të listës ishte Athina, Greqi. Po, është e vërtetë – kryeqyteti grek është qyteti më aromatik në Evropë, transmeton Telegrafi.

Arsyeja për këtë vlerësim ndoshta qëndron në dyqanet e shumta në rrugët e qytetit që ofrojnë erën e produkteve të freskëta, barishteve dhe specialiteteve të ndryshme greke.
Athina është një festë për shqisat, me një rezultat 8.3 nga 10 kur bëhet fjalë për aromën e qytetit. Nga pogaçja e ëmbël te bakllavaja, furrat e qytetit dhe si kontribuojnë në aromat e këndshme.
Qytetet më aromatike në Evropë
Athina është gjithashtu një parajsë lulesh, me 31 luleshitës dhe 22 parfumeri për 10 kilometra katrorë, që do të thotë se aromat delikate mund të ndjehen në çdo pjesë të qytetit. Angazhimi i qytetit për pastërtinë reflektohet edhe në Indeksin e Efiçencës Mjedisore (EPI), i cili është relativisht i lartë. Kështu që herën tjetër që planifikoni një udhëtim, mos ndiqni zemrën tuaj – ndiqni hundën dhe zgjidhni Athinën.
Vlen të përmenden qytete të tjera që ishin në listën e qyteteve evropiane me erën më të bukur. Parisi, me ambientin romantik dhe bulevardet elegante, fitoi medaljen e argjendtë, i ndjekur nga Cyrihu, i njohur për pastërtinë dhe bukurinë e tij natyrore.
Në dhjetëshen e parë janë gjithashtu Dublini, Luksemburgu, Nikosia, Kopenhaga, Bukureshti, Valleta dhe Amsterdami. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mos i fusni më kurrë në frigorifer: Këto ushqime duan temperaturë dhome

Një shtet evropian ka këtë shenjë, një tjetër po mendon për përdorimin e tij. A e dini për çfarë shërben?

Pse rrobat tuaja nuk kanë aromë të freskët pas larjes? Ja ku po gaboni

Njollat në mure do të jenë gjë e së kaluarës, por vetëm me këtë truk

Pse kondicioneri rrjedh? Shumë ankohen se uji pikon dhe rrjedh nëpër mur, por zgjidhja është e thjeshtë

A e dini pse rrufeja vjen gjithmonë para bubullimës? Ja si ta kuptoni sa afër është stuhia!

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë