Le ta pranojmë. Shpesh, gjëra të këqija ju ndodhin njerëzve të mirë, pa ndonjë arsye logjike. Kur krejt nga hiçi sëmuremi apo gjërat siç themi rëndom “na ecin ters”, mendojmë mos dikush “na ka mallkuar”
Si ta kuptojmë nëse kjo që thamë është e vërtet?
Para se t’ju listojmë shenjat e “një mallkimi” duhet t’ju sqarojmë diçka. Ideja e “pushtimit të energjisë së keqe” nuk është e pamundur, por është e rrallë. Një pjesë e mirë e njerëzve që besojnë tek mallkimi, thjesht zgjedhin të mos përballen me realitetin dhe e lënë veten në dorë të fatit të keq.
Ndonjëherë kjo është jeta, gjëra të këqija na ndodhin për arsye që s’mund t’i dimë. Në 99% të rasteve, po ua sigurojmë se jo, nuk jeni të mallkuar!
Tani kalojmë tek shenjat!
1. Sëmundje e pashpjegueshme dhe/ose një shenjë në trup
Nëse kryesisht je njeri i shëndetshëm dhe krejt papritur fillon të ndihesh keq, apo sheh në trup shenja që nuk të kujtohet se ku i ke bërë, mund të jesh pushtuar nga energjia e keqe. Mos harroni se kjo sëmundje është thjesht reagim nga diçka që po ndodh në trupin,mendjen apo shpirtin tënd.
Nëse kësaj sëmundjeje nuk i jep dot shpjegim as mjeku, do të thotë se një tjetër forcë po vepron kundër jush.
2. Fat i keq të përndjek!
Historikisht e ke njohur veten si njeri me fat të mirë. Gjërat krejt papritur ndryshojnë, pa një arsye specifike. Ditë pas dite ty të duhet të përballesh me situata nga më të vështirat dhe mendon se fati i keq të ka zgjedhur pikërisht ty.
Nëse mendon se ke bërë mjaftueshëm dhe prapë s’të ka ecur mund të besosh se dikush është përpjekur të të “mallkojë”. Fati i keq përfshin: problemet financiare, probleme me shëndetin, aksidente, probleme me pajisjet teknologjike, e tij.
3. Je e përfshirë në një “luftë shtrigash”
Jo çdo kush ka energji të mirë dhe na jep dritë! E vërteta është se kur në lojë futet xhelozia apo smira, energjia e keqe(shtriga) përpiqet të të pushtojë për të të dhënë nga negativiteti i/e saj.
4. Pushtoheni nga mendimet negative
Nëse e njihni veten për njeri pozitiv dhe shumë optimist dhe krejt papritur errësoheni nga ide të zeza, duhet të shqetësoheni. Kini parasysh që këto nuk janë mendimet tuaja, por të forcës së errët që do t’ju pushtojë.
5. Gotat e thyera
Keni gjetur rastësisht nëpër shtëpi copëza gotash të thyera? Nëse po, kjo është një nga shenjat e magjisë së keqe, e njohur për shekuj me radhë.
6. Lidhje që mbarojnë!
Ndarjet e papritura janë një shenjë tjetër mallkimi. Krejt papritur mes jush lindin probleme, nisin zënka për gjëra të kota dhe ju duket sikur thjesht s’e duroni dot më njëri tjetrin. Kjo mund të ndodhë me çdo lloj raporti, atë romantik, familjar apo platonik. Mallkimet kanë për qëllim të shkatërrojnë jetë dhe cila është mënyra më e mirë për ta bërë këtë përveçse duke i ndarë nga njerëzit që duan?
7. Objekte të huaja në shtëpinë tuaj
Këtë mos e harroni. Nëse gjeni në shtëpi objekte të çuditshme, simbole që nuk i keni hasur më parë, për të cilat e dini mirë që s’ju përkasin ju dhe as familjarëve tuaj, bëni kujdes. Mund të jetë një shenjë që tregon se dikush po përpiqet t’ju mallkojë. Një objekt i tillë, mund të jetë një kukull prej lecke si në foton më lart.
8. Ti humbet gjëra krejt papritur!
A ju ka humbur ndonjëherë një peshqir, të mbathura apo një krehër flokësh? Këto objekte mbajnë ADN-në tuaj dhe shpesh përdoren nga shtrigat për magji. Nëse dikush ka ardhur në shtëpi së fundmi dhe që pas asaj dite ju nuk gjeni më diçka nga këto më lart, mund të jetë një shenjë e tillë.
9. Letra ose email-e kërcënuese
Nëse merrni një email apo letër kërcënuese, me siguri dikush po përpiqet t’ju bëjë keq. I gjithë negativiteti është në atë letër, kështu që mbajeni larg, shkruan Anabel.
10. Koha në shtëpinë tënde është më e zymtë se kudo tjetër
Kjo varet nga fuqia që ka personi i cili po përpiqet t’ju mallkojë. Nëse moti rreth shtëpisë suaj është më keq se kudo tjetër rreth e rrotull, dikush po përpiqet t’ju bëjë dëm. Një re e zezë mbi shtëpi, mjegull apo shi është energjia e keqe që po përpiqen t’ju japin.
Si ta thyejmë një mallkim?
1. Mos ushqeni frikën. Kujto që je mjaftueshëm i fortë për ta thyer këtë forcë. Besoje këtë.
2. Pastro ambientin ku jeton dhe veten. Një mënyrë e mirë për të larë dyshemenë apo spërkatur gjithë shtëpinë është të merrni pak ujë të bekuar.
3. Nëse besoni në Zot apo diku tjetër, mblidh energjinë që merr prej këtij besimi dhe shpërndaje kudo nëpër shtëpi.
4. Në fund, duhet të besosh që mallkimi është thyer dhe vazhdo me jetën tënde. Harroje. Je e mbrojtur dhe e sigurt nga energjia pozitive! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre shenjat e zodiakut në të cilat lindin njerëzit më të sjellshëm
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Kuptimi i secilit simbol në etiketat e larjes në rroba
Dizajni i qëndrueshëm dhe trashëgimia kulturore: Ndërtesa universitare plot ngjyra në Bogota
Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Shigjetarit do të pendohej nëse do të ndahej
Flirti, lëmshi i marrëdhënieve: Dallimet midis meshkujve dhe femrave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Olta Gixhari tregon pse s’është pjesë e spektalit të sotëm
Pas situatës me Xhenetën, familja e Drilonit kanë një kërkesë për produksionin
Shoferi i një kamioni të Kosovës vdes papritmas në doganën e Serbisë
Si e morën kontrollin rebelët anti-Assad?
Grubi në listën e zezë amerikane, Bujar Osmani i mërzitur largohet nga emisioni LIVE
Kurti: Jemi pajisur me një aparaturë e cila është e vetmja në rajonin e Ballkanit