LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mbi 5000 pensionistë me nga dy numra amë! (Foto)

Maqedoni, mbi 5000 pensionistë me nga dy numra amë! (Foto)

Mbi 5000 pensionistë vazhdojnë të kenë nga dy numra amë, ndërsa nuk dihet nëse të njëjtit mund të kenë votuar ndonjëherë nga dy herë. Në këtë listë, të cilën akoma nuk e ka marrë Komisioni Shtetëror Zgjedhor, rreth 60 për qind e pensionistëve me nga dy numra amë janë maqedonas, derisa 40 përqindëshi shqiptarë. Lista e siguruar nga gazeta KOHA tregon se, për shembull, Rodna Dimitrijeviç, vite më parë ka ndërruar numrin amë 23XXXXXXXXX38 dhe tani pensionin e merr me numrin amë 23 XXXXXXXXX14. Megjithatë, numri i parë amë nuk është fshirë nga lista e numrave amë, por i njëjti figuron si numër “amë pasiv” në emër të Rodnas. Ose, ka raste kur, për shembull, në listën me nga dy numra amë – aktiv dhe pasiv, por që MPB nuk e ka fshirë, është edhe Trajko Ristevski dhe Ristevski Trajko – i pari që merr pensionin e rregullt, ndërsa i dyti nuk duket asnjëherë në FPIM. E njëjta situatë paraqitet edhe tek pensionistja Rabije Ajdari, të cilës numri aktiv amë i mbaron me 039, derisa numri i dytë i mbaron me 033. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme konfirmojnë se ka qytetarë, në mesin e të cilëve edhe pensionistë, që kanë ndërruar numrat amë, por se është e pamundur që numrat e vjetër të mos jenë fshirë, ose të mbeten aktivë sot e kësaj dite. “Nuk kemi informacione të tilla. Ndërrim të numrave amë ka pasur, por nuk mundet që një person të ketë dy numra amë dhe të dyja të jenë aktivë. Ditëve në vazhdim do të konfirmojmë këtë që thoni ju dhe pastaj do të ketë sqarim për opinionin”, thonë në MPB për gazetën KOHA. Megjithatë, listën që tashmë e ka siguruar gazeta KOHA, nuk e kanë as anëtarët në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, pasi siç thonë në këtë institucion, të njëjtit mund të jenë ngatërruar ose kanë dalë në kryqëzimin e të dhënave të MPB-së me 10 institucionet tjera. “Ndoshta emrat që gjenden në listën tuaj mund të jenë në kryqëzimin e të dhënave të MPB-së, megjithëse të sigurt 100 për qind nuk jemi. Sidoqoftë, do të shqyrtohen të gjitha listat”, shprehen për gazetën tonë nga KSHZ. Duke folur për këtë fenomen, ekspertë të kësaj lëmie thonë se çdo njeri ka vetëm një numër amë. Por ata nuk përjashtojnë mundësinë që për shkak të gabimeve teknike, personave të caktuar t’i jenë korrigjuar numrat amë ndonjëherë, dhe me këtë rast – ata të kenë pasur faktikisht dy numra. Por shton më tutje burimi ynë – në atë rast, numri i vjetër amë patjetër kalon në pasiv dhe ai nuk fshihet nga regjistri, por si i tillë ekziston për të përcaktuar kontinuitetin e identitetit të personit në fjalë që tani ka numër të ri të amzës. Gazeta KOHA në të ardhmen do të hulumtojë shkaqet për këtë numër kaq të madh të pensionistëve me nga dy numra amë, si dhe nëse dikur këta persona kanë votuar nga dy herë gjatë një cikli votues.

310 mijë votues të dyshimtë


Në ndërkohë, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njëzëri ka miratuar raportin nga analiza e kryqëzimit të të dhënave në bazë të të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe dhjetë institucione tjera. Sipas të dhënave, rreth 310 mijë votues figurojnë të dyshimtë ose fiktiv. Të dhënat janë të ndryshme nga raporti i cili u publikua në opinion të enjten, e që përmban pothuajse gjysmë milioni votues të dyshimtë. Pjesa më e madhe e anëtarëve të KSHZ-së vlerësuan se ai ka qenë raport paraprak në të cilin krahasimi është bërë në bazë të qytetarëve e jo mbi bazën e Ministrisë së Brendshme, të cilat ndryshojnë për 120.000 persona. KSHZ shqyrton veç e veç për çdo kategori, për të vendosur nëse do të ketë kontrolle në terren apo vetëm kontroll administrativ. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka vendosur që kontrolle në terren të realizoj për 100.440 votues të dyshimit. 62.837 persona shtesë së pari në mënyrë administrative do të kontrollohen, ndërsa më pas do të realizohet kontroll në teren. Në mënyrë administrative do të kontrollohen 35.859 persona, ndërsa 7.345 do të jenë lëndë shqyrtimi në ndonjë seancë tjetër. Anëtarët e LSDM-së, Igor Milev dhe Violeta Duma braktisën seancën për shkak se u vendos që 124 027 personat për të cilët thuhet se janë larguar nga vendi do të kenë të drejtën të votojnë. Në raportin zyrtar të KSHZ-zë ka 330.538 votues për të cilët ka dyshim, por ekziston mundësia që disa prej votuese të përputhen dhe ky numër të jetë më i vogël.

5000 pensionist

VMRO thotë se mbështet vendimet e KSHZ-së në pajtim me Kushtetutën

VMRO-DPMNE-ja mbështet çdo vendim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) që do të sillet në pajtim me Kushtetutën, ligjet dhe standardet ndërkombëtare. Siç kumtoi partia, numri i votuesve i cili duhet të kontrollohet në mënyrë shtesë është vetëm shprehje e LSDM-së për të gjitha humbjet e saj të deritanishme dhe të ardhshme në zgjedhje.

“Procedurat e LSDM-së janë maltretim i tërë shtetit, ndërsa në periudhën e ardhshme edhe maltretim të qytetarëve. pa dallim nëse KSHZ-ja do të vendosë të kontrollojë 35.000, 70.000, 100.000, 200.000, 500.000 ose të gjithë votuesit., LSDM-ja do t’i humbë zgjedhjet e ardhshme, për shkak të asaj se të drejtë vote në Republikën e Maqedonisë kanë të gjithë qytetarët e saj dhe kjo nuk mund të ju merret”, thekson VMRO-DPMNE-ja. Partia qeveritare mbetet në qëndrimin se do të japë mbështetje të plotë edhe për kontroll të sado qytetarëve ose të të gjithëve, ndërsa do ta mbështesë edhe vendimin e saj të shumicës së KSHZ-së në drejtim të kontrollit transparent dhe themelore të Listës zgjedhore.

OSBE përshëndet raportin e KSHZ-së

Misioni i OSBE-së nëpërmes misionit të saj në Shkup ka përshëndetur raportin e KSHZ-zë për ta pastruar listën zgjedhore dhe porositi se pastrimi është parakusht për zgjedhje kredibile. “Janë bërë disa hapa pozitive, si ndryshimet në Ligjin për zgjedhje dhe përbërjen e re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, por edhe një numër i madh i çështjeve duhet të rregullohen deri në zgjedhje. Më e rëndësishmja është pastrimi i listës zgjedhore. Listë kredibile në të cilën do të besonin të gjithë qytetarët është kusht për zgjedhje fer dhe demokratike”, shprehen nga misioni i OSBE-së në Shkup. Nga aty përshëndesin punën e KSHZ dhe i sigurojnë mbështetje për punën e mëtutjeshme.

Partitë qeveritare po manipulojnë numrin e votuesve

Rilindja Demokratike e Maqedonisë të dielën i akuzoi partitë qeveritare për manipulime me Listën zgjedhore dhe për, siç thekson, nxitje të realitetit të dyfishtë në opinion. Sipas partisë, nuk është problem vetëm e drejta e votës, por edhe kush e shfrytëzon këtë të drejtë, nëse personi i cili është jashtë vendit ose dikush tjetër këtu, në Maqedoni, në mungesë të tij. “Në vend të numrit prej mbi 300.000 votues të dyshuar, që e konfirmoi KSHZ-ja me konsensus, mbrëmë publikuan se ‘vetëm’ 110.000 votues kontestues do të kontrollohen në terren”, qëndron në kumtesë dhe shtohet se kjo është thënia më e lehtë – në mënyrë të papërshtatshme ajo që 340.508 votues ose 19 për qind nga numri i përgjithshëm janë kontestues, ndërsa pohohet se në Listën zgjedhore nuk ka asnjë votues fantom. Për RDM-në, “veçanërisht interesant është insistimi i një pjese të KSHZ-së aspak të mos kontrollohen 124.027 votues, të cilët nuk janë në asnjë bazë institucionale dhe u konkludua se me siguri janë qytetarë të zhvendosur, por me të drejtë vote”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Qeveria e vlerëson të vonuar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Lajme
Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Drejtësi

"Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë", mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese

Lajme
Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Ahmeti: Cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër

Politikë
Efekti

Efekti "TikTok", mbi 15 nxënëse të dy shkollave në Fushë-Kosovë dyshohet se i kanë gërvishtur duart e tyre

Arsim
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori