LAJMI I FUNDIT:

“Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë”, mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese

“Avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë”, mjeku: Ka dëmtim të trurit, vendimtare 72 orët pasuese

Doktor Gjovalin Bushi, Shefi i Shërbimit të Urgjencës te Spitali i Traumës ka folur mbi gjendjen shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua brutalisht nga disa persona gjatë ditës së djeshme.

Përmes një deklarate për mediat, Bushi tha se megjithëse në gjendje stabile nga dita e djeshme, gjendja e avokatit vijon të jetë e rënduar, pasi ai ende nuk është përmendur.

Bushi tha se avokati ka dëmtim të pjesës së përparme të trurit dhe shtoi se do të ndiqet për 72 orët në vazhdim sesi do të reagojë.


Ai shtoi gjithashtu se ditën e djeshme avokati pasi u sulmua ishte koshient, por gjendja e tij u rëndua me kalimin e orëve.

“Erdhi dje me një traumë koke. Në momentet e para ishte koshient dhe mund të komunikonte, më pas gjendja filloi të rëndohej dhe filloi të humbte edhe koshiencën. U detyruam që pacienti të intubohej”, tha ai.

Nga kërcënimet tek goditja para kopshtit të djalit, si përfundoi avokati i Berishës në reanimacion
Lexo po ashtu Nga kërcënimet tek goditja para kopshtit të djalit, si përfundoi avokati i Berishës në reanimacion

Bushi tha se “nga momenti i djeshëm deri sot gjendja e tij është stabile, megjithëse duhet ta themi që është në gjendje të rëndë. Është dëmtim i madh në kokë. Dje është bërë një ndërhyrje e vogël nga neurokirurgët”.

“Pacienti nuk ka nevojë që të kryhet ndërhyrje urgjente kirurgjikale, nga parametrat është stabël, por do pritet si do reagojë më vonë. Do të duhen 72 orë për të parë që të shihet momenti i parë so do reagojë, duke e ndjekur përmes ekzaminimeve imazherike”.

“Kemi një përmirësim të edemës. Deri tani nga të dhënat që kemi, nga ekipi i mjekëve që e monitorojnë, nuk ka nevojë për ndërhyrje kirugjikale. Shpresojmë të vijojë ky ritëm. Përveç dy frakturave kockore që ka, ka edhe një dëmtim të pjesës së përparme të trurit”, tha Bushi. /EuronewsAlbania/

Në trend Lajme

Më shumë

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Moisiu: Kemi 113 vjet shtet dhe ende s’kemi bërë shtet, bajraktarizmi na ka penguar

Moisiu: Kemi 113 vjet shtet dhe ende s’kemi bërë shtet, bajraktarizmi na ka penguar

Lajme
Fillim i nxehtë i javës, por temperaturat bien gjatë fundjavës

Fillim i nxehtë i javës, por temperaturat bien gjatë fundjavës

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridonës vazhdon sot, pritet të dëshmoj vëllai i saj

Gjykimi për vrasjen e Liridonës vazhdon sot, pritet të dëshmoj vëllai i saj

Drejtësi
Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman për para se të ndërronte jetë: Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat

Rrëfimi i fundit i ish ambasadorit gjerman për para se të ndërronte jetë: Ushtria shqiptare donte të sulmonte ambasadat

Lajme
Kalo në kategori