LAJMI I FUNDIT:

Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Kurti “godet” sistemin e drejtësisë: Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës, numërohen në gishta

Kryeministri Albin Kurti ka bërë akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë për mosgjykimin e mjaftueshëm të krimeve të luftës.

Përmes një shënimi në Facebook, Kurti ka shkruar se prej pesë vitesh institucioneve tona të drejtësisë u është mundësuar ndjekja penale dhe gjykimi i kriminelëve të luftës edhe në mungesë të tyre, por nuk ka rezultat.


“Janë bërë pesë vjet prej kur institucioneve tona të drejtësisë u është mundësuar ndjekja penale dhe gjykimi i kriminelëve të luftës edhe në mungesë të tyre. Pesë vjet nga politika shtetërore që sjellë mundësi më të shpejtë për drejtësi. Pesë vjet nga thirrjet e para për të shfrytëzuar aparaturën shtetërore në dispozicion për të ngritur aktakuza kundër kriminelëve e krimeve të tyre monstruoze kundër popullit tonë. Pesë vjet pa rezultat”.

Ai thotë se 25 vjet pas luftës, nuk ka drejtësi për viktimat.

“Prokuroria speciale duhet të jetë më aktive e efikase që të sjellë kriminelët para drejtësisë. Aktakuzat e ngritura për gjykim në mungesë për krimet e luftës mund të numërohen në gishta”, ka vijuar kryeministri.

Kurti thotë se në përpjekjet tona për drejtësi për viktimat e luftës së viteve 1998-1999, adresimi i krimeve të Serbisë të kryera në Kosovë duhet të jetë prioritet.

“Nga të gjitha masakrat ka dëshmitarë dhe dëshmi, të cilat Prokuroria do të duhej t’i kthej në dosje provash për aktakuza për krime lufte. Republikës dhe popullit i duhen prokurorë aktivë e të mençur, dhe gjykatës efikasë e të ditur, të sjellin para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës. Një pjesë e emrave të tyre dihen publikisht e shumë prej tyre njihen nga të mbijetuarit e nga familjarët e viktimave”.

Kryeministri thotë se Qeveria e ka rritur buxhetin dhe drejtësia duhet të veprojë.

“Andaj, bëjmë thirrje sërish që shtylla tjetër e pushtetit në Kosovë, sistemi i drejtësisë, të veprojë, sepse është koha e fundit të sjellin drejtësi për viktimat e luftës. Qeveria ka rritur buxhetin, andaj bëjmë thirrje që Këshilli Prokurorial urgjentisht të rrisë kapacitetet për adresim të krimeve të luftës”.

Gjykimi e dënimi i kriminelëve të luftës është detyrë e obligim, shton tutje i pari i ekzekutivit.

“Për vuajtjet e së kaluarës dhe shpresën për të ardhmen. Për sakrificën e atyre që i humbëm në luftë dhe për brezat që po rriten në liri”, ka përfunduar Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti

Arrestohet asambleisti i LVV-së në Prishtinë, ish-asistenti i kryeministrit Kurti

Prishtina
Nuk dëshiroi të paguante për ta shikuar lojën në shesh, lirohet asamblisti i LVV-së, Beqiri: Hapësirat publike do të mbrohen gjithmonë

Nuk dëshiroi të paguante për ta shikuar lojën në shesh, lirohet asamblisti i LVV-së, Beqiri: Hapësirat publike do të mbrohen gjithmonë

Lajme
Vërshime të mëdha në Pejë, Muhaxheri thotë se situata është nën kontroll

Vërshime të mëdha në Pejë, Muhaxheri thotë se situata është nën kontroll

Komunat
Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë

Shi, shtrëngata dhe breshër – parashikimi i motit për këtë javë

Lajme
Çka fitojnë shqiptarët nga qeveria e re në Maqedoni të Veriut?

Çka fitojnë shqiptarët nga qeveria e re në Maqedoni të Veriut?

Politikë
Aksion i madh i Inspektoratit në disa qytete: Mbyllen 30 biznese të “muzikës live” dhe “qendrave të masazheve”

Aksion i madh i Inspektoratit në disa qytete: Mbyllen 30 biznese të “muzikës live” dhe “qendrave të masazheve”

Lajme
Kalo në kategori