Shqipëria po përballet vitet e fundit me një normë të lartë emigrimi, çka ka sjellë probleme të forta ekonomike dhe sociale.
Por, përse ikin shqiptarët dhe kryesisht të rinjtë? Për herë të parë, sot në A2 Business u bë një krahasim i pagave dhe kostos së jetesës mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, që është një ndër vendet e preferuara të shqiptarëve për emigrim, për të kuptuar sa është i leverdisshëm nga pikëpamja ekonomike largimi dhe a bëhet vetëm për para?
Në “Indeksin e Ikjes së Njerëzve dhe Largimit të Trurit” të kryer nga forumi “Ekonomia Globale”, Shqipëria ka normën më të lartë të largimit të të diplomuarve në rajon me 8.3, pasuar nga Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi. Madje, ne jemi të parët edhe në Evropë dhe pjesë e listës me 10 shtetet me nivelin më të lartë të “largimit të trurit” në botë. Mesatarja evropiane vetëm 3.66 dhe ajo botërore 5.21.
Por, sa para fitohet në Gjermani dhe sa në Shqipëri? Paga mesatare në Gjermani është rreth 2400 euro, ndërsa ajo në Shqipëri rreth 680 euro. Duke pasur parasysh edhe luhatjet e kursit të këmbimit që i rrisin apo i ulin pak këto vlera.
Sa është kosto mujore e përafërt e jetesës për një person në Gjermani? Bazuar mbi raportime të ndryshme nga shqiptarët që jetojnë atje, por edhe një kryqëzim i të dhënave në faqe të ndryshme online, rezulton se qiraja varion diku tek 900 euro; fatura e energjisë 100 deri në 120; fatura e ujit 70 euro; 50 euro internet; 80 euro ngrohja; 500 euro kosto mujore për ushqim; 10-25 euro për një dalje në muaj në restorant; 100-150 euro për veshmbathje dhe 100-180 euro shpenzime të tjera. Në total, 2000-2165 euro në muaj.
Mund të kursehet? Sipas një përllogaritje të thjeshtë, nga paga mesatare 1400 euro, zbresim 2000-2165 euro në muaj kostot e jetesës dhe rezulton një kursim maksimal prej 235 euro në muaj.
Sa kushton të jetosh në Shqipëri? 300 euro qiraja; drita, ujë, internet 40 euro; transporti publik 10 euro; Ushqimi në muaj mesatarisht 250 euro; 10 euro për një dalje në muaj në restorant; 40 euro veshmbathje dhe 30 euro shpenzime të tjera. në total, 680 euro.
Sa mund të kursesh në Shqipëri? Paga mesatare 680 euro; kosto mesatare e jetesës 680 euro. Nuk mund të kursesh asgjë.
Për të kuptuar arsyet e atyre që jo vetëm kanë shkuar, por edhe kanë zgjedhur të qëndrojnë në Gjermani, duhet të eksplorojmë edhe disa arsye të tjera. Arsimi në Shqipëri është pjesërisht falas, ndërsa në Gjermani është falas. Shëndetësia në Shqipëri është pjesërisht falas, ndërsa në Gjermani është falas. Standardi i jetesës në Shqipëri është më i ulët, në Gjermani më i lartë. Siguria ushqimore në Shqipëri është më e ulët dhe në Gjermani më e lartë. Ndotja në Shqipëri është më e lartë dhe në Gjermani, më e ulët. /A2 CNN
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Vdes 56-vjeçarja që u godit nga vetura në Prishtinë, nuk iu mbijetoi plagëve

Një i ri deçanas gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë - policia jep detaje

Për herë të parë Komuna e Zveçanit me organizime për 28 Nëntor

Kurti: Prekazi kryeqytet i kryengritjes shqiptare

Rritet numri i banorëve serbë në veri që marrin targa të Kosovës

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Nëse ende po mendon ku është vendi ideal të hapësh një restaurant- zgjidhja është ky lokal me qira ID-245

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Pjesë e Big Brother VIP Albania 3? Ermal Fejzullahu befason me përgjigjen

Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Testi i pjekurisë mendore: E shihni fillimisht ujkun apo qengjin?

Rrëfimi emocional i Azemit - i përlotur rrëfen dhunën fizike nga babai që kur ishte fëmijë

Xabi Alonso ka implementuar taktikën gjeniale që ka ndihmuar Leverkusenin të jetë lider në Bundesliga