LAJMI I FUNDIT:

“Kam probleme me famën, kthehem kah feja”

“Kam probleme me famën, kthehem kah feja”

Këngëtarja skoceze, Susan Boyle, thotë se ajo kthehet për të kërkuar ndihmën e Zotit sa herë ka probleme me presion në karrierën e saj.

Krijuesja e hitit “I Dreamed a Dream”, e cila u bë e famshme pasi shkëlqeu Britain’s Got Talent në vitin 2009, nuk e ka bërë sekret faktin se ajo është religjioze dhe se kështu bëhet më shumë kur ka probleme me famën.

“Kisha është shtylla e jetës time dhe gjithmonë ka qenë kështu. Është një rrjetë e sigurisë. Kur ndjeni se duhet të bisedoni me dikë, atëherë ju e shfrytëzoni Zotin si shoqërues. Kur kam nervozë dhe presion, unë lutem”, ka theksuar Boyle. /Telegrafi/