Rusia me gjasë ka ndёrhyrё nё referendumin pёr Brexit nё vitin 2016. Moska i hedh poshtë akuzat, opozita britanike ngre zёrin: Ajo kёrkon pubikimin e raportit qё i ёshtё paraqitur kryeministrit Johnson.
Nё Britaninё e Madhe ёshtё hapur njё debat i ri pёr Brexitin. Rusia me gjasё ka ndёrhyrё nё referendumin pёr Brexit nё vitin 2016. Komisioni parlamentar pёr shёrbimet sekrete ka paraqitur tashmё njё raport. Por kryeministri, Boris Johnson nuk e bёn atё publik. Opozita britanike e akuzon qeverinё Johnson, se po e mban tё fshehtё raportin, nё mёnyrё qё opinioni tё mos mёsojё asnjё detaj tё rёndёsishёm pёrpara zgjedhjeve parlamentare tё 12 dhjetorit.
“Kjo nuk ёshtё gjё tjetёr veҁse pёrpjekje pёr ta heshtur tё vёrtetёn ndaj parlamentit dhe pёr t’iu kundёrvёnё demokracisё sonё”, tha zёdhёnёsja e politikёs sё jashtme tё Partisё Laburiste, Emily Thornberry. Ajo mendon, se raporti eventualisht mund tё ngrejё edhe ҁёshtje tё tjera, si p.sh. raportet mes Johnsonit dhe njё tё dyshuari si spiun rus. Ky e ka cilёsuar Johnsonin si mik tё mirё. “Raporti mund tё shtrojё edhe ҁёshtjen e kёshilltarit politik tё Johnsonit, Dominic Cummings, i cili nё vitet 1990 ka punuar nё Rusi ose edhe temёn e financimeve ruse pёr partinё konservatore”, ёshtё shprehur mё tej Thornberry. Edhe zёdhёnёsi i politikёs sё jashtme tё liberal-demokratёve ёshtё shprehur lidhur me temёn: “Vjen erё retushimesh”, schkruan ai nё Twitter.
“Asnjё provё pёr ndёrhyrje ruse”
Sekretari i shtetit pёr Europёn, Christopher Pincher i hodhi poshtё akuzat: “Nuk ka asnjё provё, qё tё vёrtetojё se ka pasur ndёrhyrje tё suksseshme ruse nё procesin elektoral britanik. Moska i hedh poshtё akuza tё tilla. Por edhe anёtarёt e partisё konservatore kёrkojnё publikimin e raportit. Duke mos e bёrё publik raportin, Boris Johnson le hapёsirё pёr ndjenjё persekutimi tё opozitёs, tha ish-ministri i Brexit, David Davis.
Sa e madhe ёshtё influenca e Rusisё ndaj referendumit pёr Brexit?
Raporti iu dёrgua mё 17 tetor Johnsonit. Normalisht shqyrtimi i njё raporti tё tillё kёrkon dhjetё ditё, sipas ish-prokurorit tё pёrgjithshёm, Dominic Grieve. Por atij i kundёrvihet Pincher, qё thotё, se pёrpunimi kёrkon pёr tё qenё realist tri deri nё katёr javё, veҁanёrisht duke iu referuar debateve tё vazhdueshme pёr Brexitin dhe zgjedhjeve të reja. “Gjatё javёve tё kaluara kryeministri ka pasur mjaft impenjime nё disa ҁёshtje.”
Grieve thotё, se raporti mund tё pёrmbajё informacione, qё mund t’i preokupojnё zgjedhёsit. AI u pёrjashtua nga grupi parlamentar i Torive, sepse nё grindjen pёr Brexitin iu kundёrvu qeverisё. Nё zgjedhjet e ardhёshme ai konkurron si kandidat i pavarur. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë