LAJMI I FUNDIT:

Justin Timberlake, bashkëpunim me Jay-Z?

Justin Timberlake, bashkëpunim me Jay-Z?

Aktori dhe këngëtari amerikan, Justin Timberlake pritet që të lansojë këngën e tij të re, ndërsa besohet se projekti pritet të jetë një hit me reperin Jay-Z.

Spekulime të ndryshme thonë se Jay-Z dhe JT kanë punuar së bashku në studio dhe sipas postimeve në Twitter besohet se Timberlake së shpejti do të lansojë këngën e tij re.

NME raporton se pasi Timberlake nuk arriti që në albumin e vitit 2006 të përfshijë një bashkëpunim me Jay-Z, ka vendosur që tani ta bëjë këtë, ndërsa besohet se do të jetë një hit i madh.


Jay-Z kohë më parë e vuri në funksion palestrën e tij Barclays Center dhe lansoi albumin me Kanye West, “Watch The Throne”, teksa që nga ajo kohë nuk ka publikuar ndonjë këngë të re.