LAJMI I FUNDIT:

Italianët paralajmërojnë se beteja kundër virusit nuk është fituar ende

Italianët paralajmërojnë se beteja kundër virusit nuk është fituar ende

Italianët duhet të përgatiten për një betejë të gjatë kundër coronavirusit, tha një zyrtar i lartë shëndetësor, duke kërkuar këmbëngulje në masat për distancë sociale.

“Mos mendoni se është koha për të ndryshuar diçka ose është koha për të vepruar normalisht”, tha Komisioneri i Sektorit të Shëndetit qeveritar Domenico Arcuri në një konferencë për media.


“Vazhdoni të veproni siç keni vepruar deri më tani. Jini të vetëdijshëm që ne do të dalim nga kjo tragjedi nëse secili prej nesh bën pjesën tonë”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Italia ka qenë nën karantinë kombëtare që nga 10 marsi, por shenjat se popullata është zemëruar me këtë karantinë kanë filluar të shfaqen, veçanërisht në rajonet jugore ku ka më pak të prekur nga infeksioni.

Gazetat e së shtunës u mbizotëruan nga titujt dhe fotot e njerëzve që shkelin rregullat e izolimit në shtëpi dhe lutjeve të autoriteteve që t’i respektojnë këto rregulla.

“Lufta jonë kundër coronavirusit po vazhdon ende, por duhet të shmangim të menduarit se kemi filluar të fitojmë, se e kemi çuar armikun tonë në një qoshe dhe se ne jemi duke fituar”, shtoi Arcuri.

Epidemia në Itali u ngadalësua por nuk u ndal. Numri i përgjithshëm i personave të infektuar këtë javë u rrit në një përqindje të qëndrueshme nga 4 në 4.5, duke arritur në 20 për qind në fillim të marsit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori