LAJMI I FUNDIT:

Fillon transmetimi i serialit “O Sa Mirë”

Fillon transmetimi i serialit “O Sa Mirë”

Të hënën mbrëma (7 tetor) është shfaqur episodi i parë i serialit mbarëshqiptar, “O Sa mirë”. Seriali, i cili ka për temë bashkimin kombëtar, është një realizim i përbashkët i K-Studio dhe Digitalb dhe ka mbledhur disa prej fytyrave më të njohura shqiptare të aktrimit.

Në serialin me regji të Ilir Bokshit, luajnë Enver Petrovci, Olta Daku, Koço Devole, Helidon Fino, Xhevdet Jashari e të tjerë.

Me skenar të Ard Islamit dhe Erion Kames, në të tregohet një ngjarje që zhvillohet në një shkollë e cila është hapur enkas për disa nxënës të privilegjuar të mbledhur nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë.


Enver Petrovci luan rolin e drejtorit të shkollës, ndërsa Koço Devole është njëri nga profesorët në të. /Telegrafi/