LAJMI I FUNDIT:

A është i nevojshëm rinumërimi i plotë? KQZ pret Supremen

A është i nevojshëm rinumërimi i plotë? KQZ pret Supremen

Së fundmi janë shtuar zërat se duhet të ketë një rinumërim të plotë të votave pasi dyshimeve që ka pasur manipulime, kryesisht brenda partive, ku një kandidat i ka marrë një tjetri vota duke e dëmtuar dhe duke e lënë jashtë Kuvendit. Kjo do të shtynte afatin e certifikimit e rrjedhimisht edhe të formimit të institucioneve të reja. Në zgjedhjet e 2019 rreth 90% të vendvotimeve u rinumëruan dhe kjo bëri që procesi nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim të përmbyllet brenda 53 ditëve.

Monitoruesit e procesit zgjedhor kanë shfaqur qëndrime të ndryshme rreth vonesave që mund të shfaqen në certifikimin e rezultateve të 14 shkurtit. Në Institutin e Kosovës për Drejtësi nuk e shohin të mundshme që Gjykata Supreme të vendosë për rinumërim total të votave, ndërsa në organizatën “Çohu” thonë se një gjë e tillë është e nevojshme, pavarësisht sekuencave që mund të krijohen në vonesat e konstituimit të institucioneve. Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme për të marrë veprimet e radhës.


Yll Zekaj nga IKD thotë për KosovaPress se nuk presin të ketë zvarritje të certifikimit të zgjedhjeve, pasi sipas tij, Supremja mund të adresojë rinumërim vetëm në vendvotime të caktuara.

“Nga e gjithë kjo nuk presim që të ketë shumë zvarritje të (certifikimit) të këtyre zgjedhjeve. Edhe këto zgjedhje hyjnë në afatin optimal të certifikimit sikur në vitet e kaluara. Presim shumë shpejt që të bëhet certifikimi i zgjedhjeve që të shkojmë në fazën e dytë të konstiuimit të institucioneve të Kosovës. Në Gjykatën Supreme nuk e shohim këtë rrezik që të dërgohet vendi në një rinumërim të tërësishëm. Më shumë besojmë se do të jetë një adresim i ankesave individuale të kandidatëve rreth vendvotimeve ku pretentendohet se të njëjtëve i është devijuar rezultati dhe përkatësisht janë dëmtuar në favor të kandidatëve të tjerë”, thotë ai.

Për dallim prej tij, drejtori ekzekutiv i organizatës joqeveritare Çohu, Arton Demhasaj e sheh të nevojshme rinumërimin e gjithë votave të kandidatëve për deputetë.

Ai e pranon se një gjë e tillë do ta vononte procesin, por do ta kthente ligjshmërinë.

“Nëse ka me pas vendim nga Gjykata Supreme për të shkuar komplet në rinumërim, kjo mund të vonojë procesin. Pasi po flasim për rreth 900 mijë vota për të cilat duhet kohë. Numërimi i disa vendvotimeve nuk mundet të vonojë shumë. E vonon, po jo shumë. Por nëse vendoset të rinumërohen të gjitha, për të cilat mendoj se është e nevojshme në bazë të atyre që u panë (dyshime për manipulim votash brenda partive), është krijuar një perceptim se ka mashtrime në procesin e numërimit të votave, sidomos brenda listave të partive për kandidatë. Është krijuar një përshtypjes se nëse shkon në rinumërim mund të ketë krejt lista tjera të partive politike për deputetë. Po vërehet se ka pas mashtrime aty dhe marrje të votave nga një kandidat tek tjetri. Prandaj mendoj që është e domosdoshme (rinumërimi i plotë) nëse ka prova të mjaftueshme”, deklaron ai.

Ndërsa, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi thotë se janë në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme dhe më pastaj të marrin hapat ardhshme bazë së njëjtës.

“Për të certifikuar rezultatin përfundimtar të procesit zgjedhor, KQZ është në fazën që duhet të zbatojë vendimet që dalin nga PZAP dhe Gjykata Supreme. Nga këto dy institucione kandidatët që janë të pakënaqur me rezultatin përfundimtar të KQZ-së mund të parashtrojnë ankesat e tyre. Natyrisht që KQZ-ja zbaton vendimet e këtyre institucioneve. Në zbatimin e këtyre vendimeve, KQZ-ja procedon tutje për të certifikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve dhe për të përmbyllur procesin zgjedhor”, tha Elezi.

Në fundin e kësaj jave bëhen një muaj prej ditës së zgjedhjeve parlamentare më Kosovë. Ani pse janë shpallur rezultatet përfundimtare nga KQZ, të njëjtat ende nuk janë certifikuar për t’i hap rrugë konstituimit të institucioneve.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 2014 dhe 2017, kanë marrë pothuajse të njëjtën kohë për t’u përmbyllur. Nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim të rezultateve, KQZ-së i janë dashur 27 ditë më 2014 dhe 28 ditë më 2017. Numri i vendvotimeve të rinumëruara ka qenë 21% – 22% e vendvotimeve.

Ndërsa, zgjedhjet e vitit 2019, nga dita e zgjedhjeve deri në certifikim janë përmbyllur brenda 53 ditëve. Më 2019 procesi ka zgjatur më shumë edhe për shkak të numrit të madh të vendvotimeve të rinumëruara, rreth 90% e tyre apo 2 254 nga 2 547 vendvotime./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori