LAJMI I FUNDIT:

Inter

De Biasi flet konkretisht për Manajn

De Biasi flet konkretisht për Manajn

Serie A
Zanetti: Lufta për titull mes Juves dhe Napolit

Zanetti: Lufta për titull mes Juves dhe Napolit

Arbios Kryeziu
Dy klube te mëdha pas Mirandas

Dy klube te mëdha pas Mirandas

Arbios Kryeziu
Sondazh – Juve vs Inter, kush e fiton derbin?

Sondazh – Juve vs Inter, kush e fiton derbin?

Serie A
Interi shikon kah Ergys Kaçe

Interi shikon kah Ergys Kaçe

Serie A
Allegri pas fitores ndaj Interit kërkon vendin e parë në Serie A

Allegri pas fitores ndaj Interit kërkon vendin e parë në Serie A

Ndërkombëtare
Interi klub anti-shqiptar? Ja çka ka bërë gjatë luftës në Kosovë! (Foto/Video)

Interi klub anti-shqiptar? Ja çka ka bërë gjatë luftës në Kosovë! (Foto/Video)

Arbios Kryeziu
Vjen reagimi i tifozëve shqiptarë të Interit ndaj banderolës ‘Kosova është Serbi” (Foto)

Vjen reagimi i tifozëve shqiptarë të Interit ndaj banderolës ‘Kosova është Serbi” (Foto)

Ndërkombëtare
Mancini: Jam trajner i Interit, jo vetëm i Icardit

Mancini: Jam trajner i Interit, jo vetëm i Icardit

Serie A
Ivan Cordoba tall Milanin me tifozët shqiptar të Interit (Video)

Ivan Cordoba tall Milanin me tifozët shqiptar të Interit (Video)

Ndërkombëtare
Tifozët shqiptarë të Interit tallin nga afër lojtarët e Milanit (Video)

Tifozët shqiptarë të Interit tallin nga afër lojtarët e Milanit (Video)

Ndërkombëtare
Udhëtuan 29 orë vetëm për të takuar Shaqirin (Foto)

Udhëtuan 29 orë vetëm për të takuar Shaqirin (Foto)

Ndërkombëtare

int

Interi u themelua më 9 mars 1908 si Football Club Internazionale, si pasojë e përçarjes në klubin tjetër milanez që tash quhet A.C. Milan. E quajtën Internazionale (‘ndërkombëtar’), pasi themeluesit e klubit dëshironin që pos lojtarëve italianë të pranonin edhe lojtarë të huaj. “Do të quhet Internazionale, sepse ne jemi vëllezër të botës”, u tha me rastin e themelimit.

Vetëm dy vjet pas themelimit (1910), Nerazzurrët e fituan Scudetton e parë, por u desh të prisnin një dekadë për të dytën (1920). Kapiteni dhe trajneri i Scudettos së parë ishte Virgilio Fossati, i cili u vra në Luftën e Parë Botërore.

Zikaltrit kanë fituar 30 trofe vendore duke përfshirë 18 tituj të Serie A, shtatë trofe të Kupës së Italisë dhe pesë tituj të Superkupës së Italisë. Nga viti 2006 deri në vitin 2010 (duke përfshirë Scudetton që e morën në tavolinë nga Juventusi), Nerazzurrët e kanë fituar pesë herë radhazi titullin e kampionit të Italisë duke barazuar rekordin me Juventusin dhe Torinon.

Interi e ka fituar tri herë garën më të madhe evropiane për klube, dy herë radhazi (1964 dhe 1965) kur nuk quhej Liga e Kampionëve dhe në vitin 2010 kur me Jose Mourinhon në krye, klubi regjistroi tripletën historike që krahas titullit evropian, triumfoi edhe në Serie A dhe në Kupën e Italisë. Njëherësh, klubi i ka fituar tri Kupa UEFA dhe dy Kupa Interkontinentale dhe një Kupë të Botës për Klube.

joseu

 

TROFETË kryesore

 

Vendore

Serie A (zyrtare 18): 1909–10, 1919–20, 1929–30, 1937–38, 1939–40, 1952–53, 1953–54, 1962–63, 1964–65, 1965–66, 1970–71, 1979–80, 1988–89, 2005–06 (e fituar në tavolinë pas dënimit të Juventusit), 2006–07, 2007–08, 2008–09, 2009–10.

Kupa e Italisë (7): 1938–39, 1977–78, 1981–82, 2004–05, 2005–06, 2009–10, 2010–11

Superkupa e Italisë (5): 1989, 2005, 2006, 2008, 2010.

 

Evropiane

Liga e Kampionëve (3): 1963–64, 1964–65, 2009–10.

Kupa UEFA (3): 1990–91, 1993–94, 1997–98.

 

Botërore

Kupa Interkontinentale (Kupa e Botës për Klube) (3): 1964, 1965, 2010.

rival

Rivaliteti

Interi ka disa rivalë, dy prej të cilëve janë më sinjifikantë në futbollin italian. I pari është rivali lokal, Milan, me të cilin zhvillojnë Derby della Madonnina. Ky rivalitet daton që nga themelimi i Nerazzurrëve, ndërsa emri i derbit i është vënë sipas të shenjtës Maria, statuja e të cilës ndodhet në Katedralen e Milanos. Rivaliteti tjetër i madh është me Juventusin në ndeshjen e quajtur Derby d’Italia. Deri në skandalin Calciopoli, Bianconerët dhe Nerazzurrët ishin të vetmit që nuk kishin rënë nga liga, por nga viti 2006 vetëm Interi e ruan këtë epitet. Rivaliteti mes Interit dhe Juves u intensifikua nga vitet e nëntëdhjeta, për të arritur kulmin në periudhën pas-Calciopoli kur Juve u kthye në Serie A. Atalanta dhe Napoli konsiderohen në grupin e rivalëve tjerë më të mëdhenj të Nerazzurrëve.

 

Nofkat

I Nerazzurri (Zikaltrit)

La Beneamata (Të çmuarit)

Il Biscione (Gjarpri i madh i barit)

 

Stadiumi

Stadiumi i skuadrës është San Siro, i njohur zyrtarisht si Stadio Giuseppe Meazza për nder të lojtarit që ka bartur edhe fanellën e Interit edhe atë të Milanit. Emri më i përdorur është San Siro që në fakt është emri i qarkut ku ndodhet stadiumi. San Siro që ka 80.018 ulëse ka qenë shtëpia e Milanit që nga viti 1926 kur ishte ndërtuar nga presidenti i atëhershëm i Rossonerëve, Piero Pirelli. Në vitin 1935, stadiumi iu shit këshillit komunal, ndërsa nga viti 1947 atë e ndajnë me Interin. Loja e parë e zhvilluar në këtë stadium ishte më 19 shtator 1926, kur Interi e mposhti Milanin me rezultat 6-3 në një ndeshje miqësore. Fillimisht, kishte kapacitet prej 35.000 ulësesh, por me kalimin e viteve, stadiumi është rindërtuar disa herë.

san

Faqja zyrtare e e Interit.