LAJMI I FUNDIT:

Zanetti: Lufta për titull mes Juves dhe Napolit

Zanetti: Lufta për titull mes Juves dhe Napolit

Zëvendës presidenti i Interit, Javier Zanetti, ka folur para derbit mes Interit dhe Juventusit.

Argjentinasi ka thënë se lufta për titull është mes Napolit dhe Juves, ndërsa objektivi i Nerazzurrëve është vendi i tretë.


“Me Juventusin do te jete një ndeshje shumë e vështirë dhe nëse arrijmë të bëjmë lojë të mirë, atëherë do mund të fitojmë”.

“Scudetto? Mendoj se këtë herë do jetë një luftë mes Juves dhe Napolit. Edhe pse në fillim dukej e vështir të mendoje se Juventusi do të ringrihej. Ata kanë bërë treg të mirë, por edhe Alegri po bënë punë të madhe”.

“Objektivi sezonal i Interi ka qenë dhe vazhdojnë të jetë kualifikimi në Ligë të Kampionëve”, ka thënë Zanetti. /Telegrafi/