LAJMI I FUNDIT:

Sondazh – Juve vs Inter, kush e fiton derbin?

Sondazh – Juve vs Inter, kush e fiton derbin?

Të dielën është momenti i së vërtetës. Dritat do të ndizen dhe futbolli do të marrë kuptim, në amfiteatrin e ri modern të sportit në vendin ku futbolli mori kuptim. Klubi më i trofeshëm italian, Juventus, përballë klubit të vetëm që nuk ka rrënë nga Serie A dhe klubit të vetëm që fitoi tripletën, Interit, në duelin e kolosëve që në modernitet me të drejt e ka marrë titullin “Derby d'Italia”.

Juventusi do ta presë Interin të dielën nga ora 20:45 në duelin kthyes të Serie A.

Dueli i parë në kampionatin italian zhvilluar në tetor përfundoi pa gola, në një ndeshje jashtëzakonisht interesante, por pa u tundur rrjetat.


Nga ajo kohë Interi ka rrënë nga tabela për të tentuar krejt tash një dalje nga kriza, teksa Juventusi po vjen nga një seri prej dy barazimesh pas 15 fitoreve radhazi në Serie A, ku tash edhe e sheh veten mbi Interin.

Por, këto statistika dhe gjendja e ekipeve të dielën do të kenë pak rëndësi, shkruan Telegrafi.

Dueli i të dielës do të vlejë shumë më shumë. Në pyetje është rivaliteti që kanë këto dy shtëpi italiane të futbollit, i cili ka qenë gjithmonë ekzistent, por që u rafinua në vitin 2006, kur Juventusi e lëshoi Serie A pas dënimeve në aferën e madhe Calciopoli.

Që prej asaj kohe të dyja klubet kanë përjetuar periudha të mëdha të sukseseve, por të kaluarën nuk e kanë harruar, me shumë hesape të pa sqaruara me njëra-tjetrën.

Ky nuk do të jetë vetëm derbi i futbollit, ky është derbi i nderit. Për më shumë, kampionati mund të marrë kahje tjetër varësisht nga rezultati i sfidës.

Interi kërkon që të fitojë për t’u rikthyer në luftën për Scudetto teksa ambicien kryesore e ka për vend të tretë.

Nga ana tjetër Juventusi pas dy barazimeve dhe rikthimit të pabesueshëm ndaj Bayernit do të kërkojë që të përsërisë rezultatin në Kupë dhe t’i tregojë Interit kush është “baba” në Itali, e me këtë rast edhe të marrë kreun.

Favorit për një lloj sfidë nuk ka, por bastoret e favorizojnë pa dyshim Juventusin, edhe pse këto kuota nuk vlejtën kur Interi në vitin 2012 ndërpreu serinë e pamposhtshmërisë së Juves drejt një rekordi unikal. Nerazzurët mbajnë epitetin e ekipit të parë që i shkaktoi humbje Juventusit në stadiumin e ri dhe atëkohë Interi ishte edhe më pak favorit se sa sot.

Një gjë është e sigurt – sfida do të jetë e zjarrtë dhe krejt çka ju mbetet juve është që të votoni në sondazhin special të Telegrafit, më poshtë. /Telegrafi/