LAJMI I FUNDIT:

Inter

Spalletti: Derbi i Milanos është gjithmonë i veçantë

Spalletti: Derbi i Milanos është gjithmonë i veçantë

Ndërkombëtare
Gattuso: Derbi ndaj Interit, një moment rikthimi për Milanin

Gattuso: Derbi ndaj Interit, një moment rikthimi për Milanin

Ndërkombëtare
Perisic problemi i Interit, forma e tij e dobët ka ndikuar në rezultatet e zikaltërve

Perisic problemi i Interit, forma e tij e dobët ka ndikuar në rezultatet e zikaltërve

Serie A
Yjet e Parisit me valixhe në dorë, katër drejt largimit

Yjet e Parisit me valixhe në dorë, katër drejt largimit

Ligue 1
Formacioni më i mirë në Serie A për stinorin vjeshtor, mungon Icardi (Foto)

Formacioni më i mirë në Serie A për stinorin vjeshtor, mungon Icardi (Foto)

Serie A
Katër skuadra të mëdha e duan Cristanten, Benfica kërkon të paguhet klauzola e lojtarit për ta lënë të lirë

Katër skuadra të mëdha e duan Cristanten, Benfica kërkon të paguhet klauzola e lojtarit për ta lënë të lirë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas mbrojtësve, Skriniar mund të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

Guardiola i fiksuar pas mbrojtësve, Skriniar mund të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori

Premier League
Unitedi i gatshëm ta shesë Mkhitaryanin, cakton çmimin e largimit

Unitedi i gatshëm ta shesë Mkhitaryanin, cakton çmimin e largimit

Premier League
Pastore më në fund e pranon publikisht: Më pëlqen Interi

Pastore më në fund e pranon publikisht: Më pëlqen Interi

Ligue 1
Carmen Millan, venezuelasja e bukur që bën tifo për Interin (Foto)

Carmen Millan, venezuelasja e bukur që bën tifo për Interin (Foto)

Yjet
Analizë: Superior-Dhjetori i Juves dhe lundrimi drejt Scudettos

Analizë: Superior-Dhjetori i Juves dhe lundrimi drejt Scudettos

Arnolld Korenica
D’Ambrosio dhe Miranda mungojnë në Derby della Madonnina shkaku i lëndimeve, mund të mbesin jashtë fushe për rreth një muaji

D’Ambrosio dhe Miranda mungojnë në Derby della Madonnina shkaku i lëndimeve, mund të mbesin jashtë fushe për rreth një muaji

Serie A
Interi arrin akord me Barçën për Deulofeun?

Interi arrin akord me Barçën për Deulofeun?

Serie A
Spalletti pas humbjes ndaj Sassuolos: Besoj në potencialin e skuadrës, goli ishte i shmangshëm

Spalletti pas humbjes ndaj Sassuolos: Besoj në potencialin e skuadrës, goli ishte i shmangshëm

Serie A
Sassuolo 1-0 Inter, notat e lojtarëve (Foto)

Sassuolo 1-0 Inter, notat e lojtarëve (Foto)

Serie A
Interi përjeton humbjen e dytë radhazi, mposhtet nga Sassuolo (Video)  

Interi përjeton humbjen e dytë radhazi, mposhtet nga Sassuolo (Video)  

Serie A
Icardi humb mundësinë për barazim, dështon nga penalltia (Video)

Icardi humb mundësinë për barazim, dështon nga penalltia (Video)

Serie A
Sassuolo – Inter: Formacionet bazë

Sassuolo – Inter: Formacionet bazë

Serie A
Manchester United nuk i bën ‘hesap’,  Darmian dhe Blind drejt Series A

Manchester United nuk i bën ‘hesap’, Darmian dhe Blind drejt Series A

Premier League
Interi me plan B për mesfushë, synohet Granier i Lyonit

Interi me plan B për mesfushë, synohet Granier i Lyonit

Serie A
Interi mendon kthimin e Cancelos te Valencia

Interi mendon kthimin e Cancelos te Valencia

Serie A
“Valero mund ta fitojë titullin me Interin”

“Valero mund ta fitojë titullin me Interin”

Serie A
Interi pas yllit të Shakhtarit, Bernard

Interi pas yllit të Shakhtarit, Bernard

Serie A
Interi dhe Roma shkëmbejnë lojtarët: Joao Mario tek romakët, Emerson Palmeiri drejt zikaltërve

Interi dhe Roma shkëmbejnë lojtarët: Joao Mario tek romakët, Emerson Palmeiri drejt zikaltërve

Serie A

int

Interi u themelua më 9 mars 1908 si Football Club Internazionale, si pasojë e përçarjes në klubin tjetër milanez që tash quhet A.C. Milan. E quajtën Internazionale (‘ndërkombëtar’), pasi themeluesit e klubit dëshironin që pos lojtarëve italianë të pranonin edhe lojtarë të huaj. “Do të quhet Internazionale, sepse ne jemi vëllezër të botës”, u tha me rastin e themelimit.

Vetëm dy vjet pas themelimit (1910), Nerazzurrët e fituan Scudetton e parë, por u desh të prisnin një dekadë për të dytën (1920). Kapiteni dhe trajneri i Scudettos së parë ishte Virgilio Fossati, i cili u vra në Luftën e Parë Botërore.

Zikaltrit kanë fituar 30 trofe vendore duke përfshirë 18 tituj të Serie A, shtatë trofe të Kupës së Italisë dhe pesë tituj të Superkupës së Italisë. Nga viti 2006 deri në vitin 2010 (duke përfshirë Scudetton që e morën në tavolinë nga Juventusi), Nerazzurrët e kanë fituar pesë herë radhazi titullin e kampionit të Italisë duke barazuar rekordin me Juventusin dhe Torinon.

Interi e ka fituar tri herë garën më të madhe evropiane për klube, dy herë radhazi (1964 dhe 1965) kur nuk quhej Liga e Kampionëve dhe në vitin 2010 kur me Jose Mourinhon në krye, klubi regjistroi tripletën historike që krahas titullit evropian, triumfoi edhe në Serie A dhe në Kupën e Italisë. Njëherësh, klubi i ka fituar tri Kupa UEFA dhe dy Kupa Interkontinentale dhe një Kupë të Botës për Klube.

joseu

 

TROFETË kryesore

 

Vendore

Serie A (zyrtare 18): 1909–10, 1919–20, 1929–30, 1937–38, 1939–40, 1952–53, 1953–54, 1962–63, 1964–65, 1965–66, 1970–71, 1979–80, 1988–89, 2005–06 (e fituar në tavolinë pas dënimit të Juventusit), 2006–07, 2007–08, 2008–09, 2009–10.

Kupa e Italisë (7): 1938–39, 1977–78, 1981–82, 2004–05, 2005–06, 2009–10, 2010–11

Superkupa e Italisë (5): 1989, 2005, 2006, 2008, 2010.

 

Evropiane

Liga e Kampionëve (3): 1963–64, 1964–65, 2009–10.

Kupa UEFA (3): 1990–91, 1993–94, 1997–98.

 

Botërore

Kupa Interkontinentale (Kupa e Botës për Klube) (3): 1964, 1965, 2010.

rival

Rivaliteti

Interi ka disa rivalë, dy prej të cilëve janë më sinjifikantë në futbollin italian. I pari është rivali lokal, Milan, me të cilin zhvillojnë Derby della Madonnina. Ky rivalitet daton që nga themelimi i Nerazzurrëve, ndërsa emri i derbit i është vënë sipas të shenjtës Maria, statuja e të cilës ndodhet në Katedralen e Milanos. Rivaliteti tjetër i madh është me Juventusin në ndeshjen e quajtur Derby d’Italia. Deri në skandalin Calciopoli, Bianconerët dhe Nerazzurrët ishin të vetmit që nuk kishin rënë nga liga, por nga viti 2006 vetëm Interi e ruan këtë epitet. Rivaliteti mes Interit dhe Juves u intensifikua nga vitet e nëntëdhjeta, për të arritur kulmin në periudhën pas-Calciopoli kur Juve u kthye në Serie A. Atalanta dhe Napoli konsiderohen në grupin e rivalëve tjerë më të mëdhenj të Nerazzurrëve.

 

Nofkat

I Nerazzurri (Zikaltrit)

La Beneamata (Të çmuarit)

Il Biscione (Gjarpri i madh i barit)

 

Stadiumi

Stadiumi i skuadrës është San Siro, i njohur zyrtarisht si Stadio Giuseppe Meazza për nder të lojtarit që ka bartur edhe fanellën e Interit edhe atë të Milanit. Emri më i përdorur është San Siro që në fakt është emri i qarkut ku ndodhet stadiumi. San Siro që ka 80.018 ulëse ka qenë shtëpia e Milanit që nga viti 1926 kur ishte ndërtuar nga presidenti i atëhershëm i Rossonerëve, Piero Pirelli. Në vitin 1935, stadiumi iu shit këshillit komunal, ndërsa nga viti 1947 atë e ndajnë me Interin. Loja e parë e zhvilluar në këtë stadium ishte më 19 shtator 1926, kur Interi e mposhti Milanin me rezultat 6-3 në një ndeshje miqësore. Fillimisht, kishte kapacitet prej 35.000 ulësesh, por me kalimin e viteve, stadiumi është rindërtuar disa herë.

san

Faqja zyrtare e e Interit.