LAJMI I FUNDIT:

Interi me plan B për mesfushë, synohet Granier i Lyonit

Interi me plan B për mesfushë, synohet Granier i Lyonit

Interi thuhet se po konsideron një goditje transferimi në muajin janar për mesfushorin e Olympique Lyonit dhe ish-lojtarin e Romës, Clement Grenier.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Grenier është shfaqur si një objektiv interesant për Interin në rast se Joao Mario lë skuadrën dhe braziliani Ramires nuk vjen.


26-vjeçari kaloi gjashtë muaj në huazim te Roma nën drejtimin e Luciano Spallettit sezonin e kaluar, por luajti vetëm gjashtë herë për Giallorossët në Serie A.

Interi punon për dy mesfushorë e një sulmues, Pastore ose Mkhitaryan do të zbresë në ‘Giuseppe Meazza’
Lexo po ashtu Interi punon për dy mesfushorë e një sulmues, Pastore ose Mkhitaryan do të zbresë në ‘Giuseppe Meazza’

Ai pritet të përfundojë kontratën e tij me Lyonin në javët e ardhshme, duke e bërë francezin një lojtarë të lirë të mundshëm.

Grenier sezonin e kaluar luajti për Romën (Getty Images)

Mediumi francez Le Parisien raporton se një tjetër nga objektivat e njoftuara të Nerazzurrëve, Javier Pastore, ka përshëndetur tifozët e Paris Saint-Germainit pas ndeshjes së tyre kundër Caen të enjten.

Interi pas yllit të Shakhtarit, Bernard
Lexo po ashtu Interi pas yllit të Shakhtarit, Bernard

Mesfushori argjentinas thuhet se ka zbuluar largimin e tij nga Parc des Princes edhe para shokëve të tij në dhomën e veshjes.

Interi gjithashtu është lidhur me Henrikh Mkhitaryan të Manchester Unitedit, Gerard Deulofeun e Barcelonës dhe Bernardin e Shakhtar Donetsk. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori