LAJMI I FUNDIT:

Inter

Inzaghi: Interi meritoi më shumë se Milani

Inzaghi: Interi meritoi më shumë se Milani

Serie A
Notat e lojtarëve: Milan 1-1 Inter, Calhanoglu më i dalluari

Notat e lojtarëve: Milan 1-1 Inter, Calhanoglu më i dalluari

Serie A
Nuk ka fitues në Derby della Madonnina: Milani dhe Interi i ndajnë pikët

Nuk ka fitues në Derby della Madonnina: Milani dhe Interi i ndajnë pikët

Serie A
Mbyllet pjesa e parë e Derby della Madonnina: Interi dhe Milani shkojnë në pushim me nga një gol të shënuar

Mbyllet pjesa e parë e Derby della Madonnina: Interi dhe Milani shkojnë në pushim me nga një gol të shënuar

Serie A
Tjetër penallti për Interin, por Lautaro gjuan si mos më keq

Tjetër penallti për Interin, por Lautaro gjuan si mos më keq

Serie A
Koreografia e veçantë e Milanit dedikim për ekipet mjekësore dhe ata që nuk i mbijetuan coronavirusit

Koreografia e veçantë e Milanit dedikim për ekipet mjekësore dhe ata që nuk i mbijetuan coronavirusit

Serie A
Interi nuk i gëzohet epërsisë, Milanin barazon rezultatin

Interi nuk i gëzohet epërsisë, Milanin barazon rezultatin

Serie A
Calhanoglu shënon dhe feston ndaj ish-skuadrës së ti, Milanit

Calhanoglu shënon dhe feston ndaj ish-skuadrës së ti, Milanit

Serie A
Formacionet zyrtare: Milani dhe Interi ndeshen në Derby della Madonnina

Formacionet zyrtare: Milani dhe Interi ndeshen në Derby della Madonnina

Serie A
Romagnoli nuk luan në derbi, por kthehet Rebic

Romagnoli nuk luan në derbi, por kthehet Rebic

Serie A
Derby della Madonnina, Interi dukshëm më i mirë se Milani në 10 ndeshjet e fundit mes vete në Serie A

Derby della Madonnina, Interi dukshëm më i mirë se Milani në 10 ndeshjet e fundit mes vete në Serie A

Serie A
Milan – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

Milan – Inter: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim

Serie A
PSG dhe Bayerni e duan Brozovicin

PSG dhe Bayerni e duan Brozovicin

Serie A
I shënon gjithmonë Milanit, Correa thotë se synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe në derbi

I shënon gjithmonë Milanit, Correa thotë se synon ta bëjë të njëjtën gjë edhe në derbi

Serie A
Leao kërkon fitore ndaj Interit: Është derbi si ai i Lisbonës, duam triumfin para tifozëve tanë

Leao kërkon fitore ndaj Interit: Është derbi si ai i Lisbonës, duam triumfin para tifozëve tanë

Serie A
Mediat italiane zbulojnë pagën e Nicolo Barellas te Interi pas rinovimit të kontratës

Mediat italiane zbulojnë pagën e Nicolo Barellas te Interi pas rinovimit të kontratës

Serie A
Zyrtare: Barella vazhdon me Interin deri në vitin 2026

Zyrtare: Barella vazhdon me Interin deri në vitin 2026

Serie A
Atletico përgatit ofertë për Brozovic

Atletico përgatit ofertë për Brozovic

La Liga
Liverpool, Bayern, Real Madrid: Kush janë favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve? Superkompjuteri zbulon mundësitë e 32 klubeve

Liverpool, Bayern, Real Madrid: Kush janë favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve? Superkompjuteri zbulon mundësitë e 32 klubeve

Liga e Kampionëve
Piero Ausilio gëzon tifozët e Interit: Asnjë futbollist nuk largohet në janar

Piero Ausilio gëzon tifozët e Interit: Asnjë futbollist nuk largohet në janar

Serie A
Notat e lojtarëve: Sheriff 1-3 Inter, shkëlqimi i Brozovic

Notat e lojtarëve: Sheriff 1-3 Inter, shkëlqimi i Brozovic

Liga e Kampionëve
Interi nënshtron Sheriffin dhe tash e ka në duar kualifikimin

Interi nënshtron Sheriffin dhe tash e ka në duar kualifikimin

Liga e Kampionëve
Interi dhe Sheriffi në përballjen direkte për një vend në fazën tjetër – formacionet zyrtare

Interi dhe Sheriffi në përballjen direkte për një vend në fazën tjetër – formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Sheriffi dhe Interi luajnë për fitore, formacionet e mundshme

Sheriffi dhe Interi luajnë për fitore, formacionet e mundshme

Liga e Kampionëve

int

Interi u themelua më 9 mars 1908 si Football Club Internazionale, si pasojë e përçarjes në klubin tjetër milanez që tash quhet A.C. Milan. E quajtën Internazionale (‘ndërkombëtar’), pasi themeluesit e klubit dëshironin që pos lojtarëve italianë të pranonin edhe lojtarë të huaj. “Do të quhet Internazionale, sepse ne jemi vëllezër të botës”, u tha me rastin e themelimit.

Vetëm dy vjet pas themelimit (1910), Nerazzurrët e fituan Scudetton e parë, por u desh të prisnin një dekadë për të dytën (1920). Kapiteni dhe trajneri i Scudettos së parë ishte Virgilio Fossati, i cili u vra në Luftën e Parë Botërore.

Zikaltrit kanë fituar 30 trofe vendore duke përfshirë 18 tituj të Serie A, shtatë trofe të Kupës së Italisë dhe pesë tituj të Superkupës së Italisë. Nga viti 2006 deri në vitin 2010 (duke përfshirë Scudetton që e morën në tavolinë nga Juventusi), Nerazzurrët e kanë fituar pesë herë radhazi titullin e kampionit të Italisë duke barazuar rekordin me Juventusin dhe Torinon.

Interi e ka fituar tri herë garën më të madhe evropiane për klube, dy herë radhazi (1964 dhe 1965) kur nuk quhej Liga e Kampionëve dhe në vitin 2010 kur me Jose Mourinhon në krye, klubi regjistroi tripletën historike që krahas titullit evropian, triumfoi edhe në Serie A dhe në Kupën e Italisë. Njëherësh, klubi i ka fituar tri Kupa UEFA dhe dy Kupa Interkontinentale dhe një Kupë të Botës për Klube.

joseu

 

TROFETË kryesore

 

Vendore

Serie A (zyrtare 18): 1909–10, 1919–20, 1929–30, 1937–38, 1939–40, 1952–53, 1953–54, 1962–63, 1964–65, 1965–66, 1970–71, 1979–80, 1988–89, 2005–06 (e fituar në tavolinë pas dënimit të Juventusit), 2006–07, 2007–08, 2008–09, 2009–10.

Kupa e Italisë (7): 1938–39, 1977–78, 1981–82, 2004–05, 2005–06, 2009–10, 2010–11

Superkupa e Italisë (5): 1989, 2005, 2006, 2008, 2010.

 

Evropiane

Liga e Kampionëve (3): 1963–64, 1964–65, 2009–10.

Kupa UEFA (3): 1990–91, 1993–94, 1997–98.

 

Botërore

Kupa Interkontinentale (Kupa e Botës për Klube) (3): 1964, 1965, 2010.

rival

Rivaliteti

Interi ka disa rivalë, dy prej të cilëve janë më sinjifikantë në futbollin italian. I pari është rivali lokal, Milan, me të cilin zhvillojnë Derby della Madonnina. Ky rivalitet daton që nga themelimi i Nerazzurrëve, ndërsa emri i derbit i është vënë sipas të shenjtës Maria, statuja e të cilës ndodhet në Katedralen e Milanos. Rivaliteti tjetër i madh është me Juventusin në ndeshjen e quajtur Derby d’Italia. Deri në skandalin Calciopoli, Bianconerët dhe Nerazzurrët ishin të vetmit që nuk kishin rënë nga liga, por nga viti 2006 vetëm Interi e ruan këtë epitet. Rivaliteti mes Interit dhe Juves u intensifikua nga vitet e nëntëdhjeta, për të arritur kulmin në periudhën pas-Calciopoli kur Juve u kthye në Serie A. Atalanta dhe Napoli konsiderohen në grupin e rivalëve tjerë më të mëdhenj të Nerazzurrëve.

 

Nofkat

I Nerazzurri (Zikaltrit)

La Beneamata (Të çmuarit)

Il Biscione (Gjarpri i madh i barit)

 

Stadiumi

Stadiumi i skuadrës është San Siro, i njohur zyrtarisht si Stadio Giuseppe Meazza për nder të lojtarit që ka bartur edhe fanellën e Interit edhe atë të Milanit. Emri më i përdorur është San Siro që në fakt është emri i qarkut ku ndodhet stadiumi. San Siro që ka 80.018 ulëse ka qenë shtëpia e Milanit që nga viti 1926 kur ishte ndërtuar nga presidenti i atëhershëm i Rossonerëve, Piero Pirelli. Në vitin 1935, stadiumi iu shit këshillit komunal, ndërsa nga viti 1947 atë e ndajnë me Interin. Loja e parë e zhvilluar në këtë stadium ishte më 19 shtator 1926, kur Interi e mposhti Milanin me rezultat 6-3 në një ndeshje miqësore. Fillimisht, kishte kapacitet prej 35.000 ulësesh, por me kalimin e viteve, stadiumi është rindërtuar disa herë.

san

Faqja zyrtare e e Interit.