Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Milanit dhe Interit që po luhet në kuadër të javës së 12-të në Serie A.

Dy skuadrat nga qyteti i Milanos kanë shkuar në pushimin mes pjesëve me nga një gol të shënuar.


Fillimisht, Nerazzurët kaluan në epërsi me golin e realizuar nga Hakan Calhanoglu në minutën e 11-të nga pika e bardhë.

Por, epërsia e tyre zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Stefan De Vrij realizoi auto-gol, për rezultatin 1-1.

Interi kishte mundësinë që të rikthente epërsinë, por Lautaro Martinez në minutën e 27-të dështoi të shënonte nga penalltia.

Në 45 minutat e dytë, me gjasë do të ketë së paku një gol, duke parë lojën e hapur që po luhet. /Telegrafi/

https://twitter.com/ronaldmorgan_/status/1457441942611152898

telegrafi sport app