LAJMI I FUNDIT:

Chelsea është gati të largojë dhjetë lojtarë në verë, shumë yje në listë

Chelsea është gati të largojë dhjetë lojtarë në verë, shumë yje në listë

Drejtuesit e Chelseat janë të përgatitur të largojnë dhjetë apo më shumë lojtarë të ekipit të parë në afatin kalimtar të verës.

Blutë e Londrës nuk janë ndalur me përforcime në afatin e fundit të verës, por edhe në këtë aktualin të dimrit.

Megjithatë, ideja e tyre është që në verë të ketë një ‘fshesë’, ku mund të largohen së paku dhjetë lojtarë, nga ta edhe të transferuar së fundmi.


Sipas mediumit The Telegraph, nënshkrimet e shtrenjta Hakim Ziyech, Christian Pulisic dhe Kai Havertz po përballen me të ardhme të pasigurta në Stamford Bridge, ndërsa Jorginho mund të lejohet të largohet nga klubi kur kontrata e tij të përfundojë në fund të sezonit.

Përveç këtyre katër yjeve, çdo ofertë për kapitenin Cesar Azpilicueta mund të konsiderohet nga drejtuesit e Bluve.

Chelsea gjithashtu mund të largojë Kalidou Koulibaly vetëm disa muaj pasi shpenzoi rreth 40  milionë euro dhe i dha lojtarit një kontratë katërvjeçare për ta larguar nga Napoli.

Blutë nuk do ta ndalojnë të largohet as nënshkrimit e verës Pierre-Emerick Aubameyang nëse ai dëshiron të largohet.

Por, këta të shtatë nuk janë të vetmit lojtarë që rrezikojnë të shohin fundin e karrierës së tyre në Chelsea, pasi portieri Edouard Mendy, mbrojtësi Trevoh Chalobah dhe mesfushori Conor Gallagher mund të jenë gjithashtu në radhë për t’u larguar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori