LAJMI I FUNDIT:

Britania i vë sanksione të reja Bjellorusisë

Britania i vë sanksione të reja Bjellorusisë

Britania do t’i vë Bjellorusisë sanksione të reja ekonomike, tregtare dhe në fushën e transportit, kjo pasi mbështeti dhe ndihmoi Rusinë në fillimin e pushtimit të Ukrainës.

Pakoja e re e sanksioneve përfshin ndalesat për import dhe eksport mallrash në vlerë prej rreth 80 milionë euro, përfshirë eksportimin e naftës, transmeton Telegrafi.


Sanksionet gjithashtu do të aplikohen sa i përket metalit nga Bjellorusia, dhe nga këto sanksione do të preken shumë kompani bjelloruse.

Ukrainasit gjejnë “hard diskun” e rusëve me 100 GB të dhëna ushtarake, shumica e tyre janë të klasifikuara si “sekrete”
Lexo po ashtu Ukrainasit gjejnë “hard diskun” e rusëve me 100 GB të dhëna ushtarake, shumica e tyre janë të klasifikuara si “sekrete”

Kujtojmë që Bjellorusia ishte aleate e fuqishme e Rusisë sa i përket idesë së pushtimit të Ukrainës, madje nga ky vend ishin nisur për sulm shumica e forcave ruse.

Mbrëmë presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, tha se vendi i tij qëndron përkrah Rusisë dhe këto dy vende sipas tij duhet qëndruar “gjithmonë bashkë”.

Nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, Lukashenko ishte mbështetës i fuqishëm i presidentit rus Vladimir Putin, ndoshta edhe ndër të paktët në botë që mbështetën Moskën për këtë luftë të përgjakshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
Kalo në kategori