LAJMI I FUNDIT:

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës

Ushtria amerikane ka filluar ndërtimin e një baze lundruese në brigjet e Gazës për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare, ka njoftuar departamenti amerikan i mbrojtjes.

Bëhet e ditur se anijet do të dërgojnë ndihma nga Qipro në bazë prej ku kamionët do të ngarkohen dhe do të nisen drejt Gazës.


Zyrtarët amerikanë thonë se baza do të jetë funksionale në fillim të majit.

Fillimisht, ky plan u njoftua nga presidenti amerikan, Joe Biden, si pjesë e përpjekjeve për të trajtuar urinë në Gazë, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën e tij ushtarake kundër Hamasit.

Në ndërtimin e portit lundrues pritet të përfshihen më shumë se 1,000 trupa amerikane, por Pentagoni e bëri të qartë se ata nuk do të shkelin në territorin palestinez, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Ushtarët dhe marinarët amerikanë do të zhvendosen në një anije detare britanike në Mesdheun lindor.

SHBA ka njoftuar se pasi sistemi të jetë funksional, deri në 150 kamionë me dy milionë vakte do të mund të shpërndahen te palestinezët, të mjaftueshëm për të ushqyer pothuajse të gjithë popullsinë 2.3 milionëshe.

Ndryshe, Izraeli është përballur me kritika ndërkombëtare se po e kufizon sasinë e ndihmës që arrin në Gazë.

Por, së fundmi izraelitët janë shprehur të gatshëm të ofrojnë siguri dhe mbështetje logjistike gjatë punimeve të ndërtimit të bazës amerikane, gjithmonë duke theksuar se do të parandalojnë çdo ndihmë për luftëtarët e Hamasit.

Mirëpo, pikat shtesë të kontrollit pasi ndihma të ngarkohet në kamionë kanë ngritur pyetje në lidhje me vonesat e mundshme. Edhe agjencitë e OKB-së prej kohësh janë ankuar për vonesat në dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmave.

Siç raportohet, operacioni i shpërndarjes do të udhëhiqet nga World Food Programme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori