LAJMI I FUNDIT:

ATK-ja për gjashtë muajt e parë të këtij viti ka inkasuar 239.5 milionë, 8.9 përqind më shumë se vjet

ATK-ja për gjashtë muajt e parë të këtij viti ka inkasuar 239.5 milionë, 8.9 përqind më shumë se vjet
-->

Ministri i Financave, Bedri Hamza, në një konferencë të përbashkët me drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj tha se nuk mund të realizohen projektet pa pasur grumbullim të të hyrave.

“Andaj rritja e të hyrave është një arritje për t’u vlerësuar lart. Por edhe luftimi i informalitetit duhet të ndodhë, sepse nuk mundet dikush me paguar taksa e dikush jo. Pra, trajtimi i tyre duhet të jetë i drejtë për secilin biznes. Fokusi ynë është që ta përmirësojmë ambientin për biznese”, tha Hamza.

Ministri Hamza paralajmëroi se inspektorët e ATK do të jenë me uniformë, jo më me veshje civile.

Sipas Hamzës nuk është kërkesë dhe nuk ka presion ndaj bizneseve për mbledhjen e tatimeve, përveç asaj që kërkohet me ligj për inkasim.

Drejtori i ATK Ilir Murtezaj duke folë për punën gjashtë mujore të këtij viti, tha se të hyrat në këtë periudhë janar- qershor 2019 janë 239.5 milionë euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje për 8.9 përqind ose 19.5 milionë euro më shumë.

Drejtori Murtezaj theksoi se ATK ka pasur edhe aktivitete për mbledhjen e borxheve dhe trajtimin e tyre. Sipas tij, aktivitetet e mbledhjes së detyrueshme ose borxhet e mbledhura janë 44.9 milionë euro, ndërsa borxhi total është 370.7 milionë euro.

Murtezaj theksoi se gjatë kësaj periudhe ka janë zhvilluar 155 aktivitete të konfisikmit që ka rezultuar me 2.7 milionë euro.

Gjatë kësaj periudhe, ATK ka realizuar 960 kontrolle të përfunduara, 34.8 milionë euro tatim shtesë(tatim, ndëshkime, interes), ndërsa 6.3 milionë ulje kreditimi dhe 67.3 milionë zvogëlim i humbjes. ATK gjatë hetimit tatimor ka pasur 81 aktivitete për shmangie tatimore dhe 23 raste të hapura nën dyshimin e shmangies tatimore.

Murtezaj tha se objektivat për 2019 është realizimi i planit vjetor, plani i trajtimit ë rreziqeve të përmbushjes tatimore dhe trajtimi i mbledhjes së borxheve. /kp/Telegrafi/