Kënga e lansuar të dielën nga hip hop grupi Tingulli 3nt, “Po T’Shoh Përmas”, ka arritur që në orët e para të lansimit të thyejë të gjitha rekordet e shikueshmërisë.
“Po T’Shoh Përmas” brenda 24 orëve të lansimit ka arritur të mbledhë jo më pak se 328 mijë klikime në YouTube, që është një prej rekordeve më të mëdha në historinë e muzikës shqiptare qysh prej matjeve që bëhen në YouTube.
Sidoqoftë, kjo nuk është e tëra. Ka kohë që nuk mbahet mend që brenda katër ditëve një videoklip të arrijë mbi 600 mijë klikime.
Për këtë sukses të jashtëzakonshëm mjaft i matur shprehet Geti. Ai në një prononcim për Telegrafin ka theksuar se për të është e zakonshme që një këngë të ketë sukses.
“Sukseset e këngëve tona kanë qenë gjithmonë në klikime, koncerte në shoubiz dhe në përgjithësi në skenën muzikore. Por, kjo ka qenë një këngë speciale, e cila është lansuar në kohën e duhur dhe pa dyshim se ky sukses është më se i pritshëm për ne”, ka theksuar Geti në një prononcim ekskluziv për Telegrafin.
Videoklilpi i kenges "Po T’Shoh Permas" karakterizohet me një performancë impresive nga Geti, i cili shoqërohet në një veturë luksoze në një ambient të mrekullueshëm nga bukuroshja Bleona Qereti në Tiranë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arta Bajrami rrëfen mes lotësh se dy nga fëmijët e saj janë diagnostikuar me autizëm: Zoti mi ka çuar këta engjëj që japin dashuri pa kusht
“Tekst prej shpirtit tim”, Bes Kallaku publikon baladën e re ‘Mosmirënjohja’ me Eli Malajn – fansat dyshojnë se është dedikim për Xhensilën
“Me Gjylen” rikthehet me episod të ri “Vejushkat” dhe rikthimin e Mensur Safqiut
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251