LAJMI I FUNDIT:

Organizatorët e Grammy: Mbulojeni trupin tuaj!

Organizatorët e Grammy: Mbulojeni trupin tuaj!

Organizatorët e Grammy Awards kanë vendosur t’i japin fund zbulimit të tepruar të pjesëve të trupit në këtë ceremoni. Evenimenti madhështor do të mbahet të dielën (10 shkurt) në Staples Center të Los Angelesit, ndërsa organizatorët e spektaklit i kanë caktuar disa rregulla të veshjes.

“Ju lusim që të kujdeseni që prapanica dhe gjinjtë e femrave të jenë të mbuluara në mënyrë adekuate. Ju lusim që të shmangni shfaqjen e trupit lakuriq nën format e prapanicës dhe vet prapanicën. Po ashtu, është problematike shfaqja e pjesëve rreth gjinjve”, shkruan mes tjerash në ‘rregulloren’, e cila iu është dërguar pjesëmarrësve.

Yjet këshillohen që të shmangin veshjet transparente, përmes së cilave mund të shihen gjinjtë, apo organet gjenitale. Po ashtu, është e ndaluar pjesëmarrja me veshjet që mbajnë logo të ndonjë kompanie.


Në të kaluarën yjet janë shfaqur me lloj-lloj veshjesh duke zbuluar shumëçka. Përmendim Jeniffer Lopez, e cila në vitin 2000 kishte veshur një fustan që tregonte të gjitha ‘cilësitë’ e saj, po ashtu edhe Pink është shfaqur me një kostum thuajse e zhveshur.

Sido që të jetë, ekziston dyshimi nëse yjet do t’i përmbahen kësaj rregulloreje. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori