LAJMI I FUNDIT:

Nga Laroshi te Jamal, Llugiqi e Manaj – formacioni i xhiros së tetë në Albi Mall Superligë

Nga Laroshi te Jamal, Llugiqi e Manaj – formacioni i xhiros së tetë në Albi Mall Superligë

Ka përfunduar xhiro e tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës, ku dy ndeshje derbi u zhvilluan.

Vëmendja ishte në derbin e qytetit të Gjilanit, ku Drita dhe Gjilani luajtën baras të shtunën 1-1, derisa të dielën në derbin tjetër Llapi dhe Ballkani gjithashtu barazuan 0-0.

Ferizaj u rikthye te fitoret pasi mposhti Dukagjinin me rezultat 2-1, derisa fitore komode mori Prishtina pasi mposhti Feronikelin ’74 me rezultat 2-0.


Malisheva ka marrë një fitore spektakolare pasi triumfoi me rikthim në udhëtim te Suhareka 1-3.

Telegrafi Sport si gjithmonë ka zgjedhur më të mirët e xhiros, ku kësaj radhe dominohet nga futbollistët malishevas.

Portieri:

Në portë është Vokli Laroshi, i cili ka vazhduar shkëlqimin me fanellën e Llapit. Portieri nga Shqipëria ka katër ndeshje pa pranuar gol dhe në derbi ndaj Ballkanit bëri disa pritje fantastike duke mbajtur portën e paprekur në barazimin e Llapit 0-0.

Mbrojtja:

Kësaj radhe vije me tre qendër mbrojtës, të cilët kanë qenë vendimtar në sukseset e skuadrave të tyre.

Ermin Imamovic i ka siguruar fitoren Ferizajt, jo me gol ose asistim, por me një ndërhyrje vendimtare në minutën e 89-të duke shpëtuar gol të sigurt. Qendërmbrojtësi boshnjak gjatë gjithë ndeshjes ishte fantastik për Ferizajn që u rikthye te fitoret pasi mposhti Dukagjinin 2-1.

Fantastik këtë javë ka qenë edhe Arbër Prekazi në mbrojtje përballë Suharekës. Malisheva triumfoi me rikthim 1-3 derisa Prekazi ishte i pakalueshëm në qendër të mbrojtjes.

Arago Jamal ka zhvilluar ndeshjen më të mirë të sezonit me fanellën e Gjilanit. Qendërmbrojtësi nga Liberia ka larguar thuajse çdo top nga zona e Gjilanit dhe ishte ndër futbollistët më meritorë që bardhekuqtë nuk u mposhtën në derbi nga Drita.

Mesfusha:

Këtë javë vije një mesfushë më e ngjeshur me dy anësorë që luajnë edhe në mbrojtje si Armend Thaqi dhe Arlind Veliu.

Thaqi ishte vendimtar në barazimin e Gjilanit në derbi ndaj Dritës 1-1. Përveç që ishte i pakalueshëm në mbrojtje, anësori realizoi edhe golin nga penalltia.

Lindon Emërllahu vazhdon me paraqitje shumë të mira me fanellën e Ballkanit. Talenti suharekas edhe në derbi ndaj Llapit shkëlqeu duke dominuar në mesfushë.

Fantastik ka qenë këtë xhiro edhe talenti prishtinas Rigon Llugiqi. Mesfushori i talentuar shkëlqeu në fitoren e Prishtinës 2-0 ndaj Feronikeli ’74, duke shënuar edhe një gol shumë të bukur.

Në krahun e majtë të mesfushës vije Arlind Veliu që ishte i pandalshëm për Malishevën. Anësori shënoi dy herë ndaj Suharekës në fitoren 1-3, edhe pse njëri gol iu anulua për pozitë jashtë loje. Gjithsesi ai ishte më meritori për suksesin e Malishevës në Suharekë.

Si mesfushor ofensivë vije Etnik Brruti që pati paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren e Malishevës 1-3 në udhëtim te Suhareka. Brruti dominoi në mesfushën e dy skuadrave, derisa krijoi disa raste të mira shënimi për bashkëlojtarët e tij.

Sulmuesit:

Dy sulmues vendimtar për skuadrat e tyre, njëri për fitore dhe tjetri për barazim dhanë kontribut të madh. Abden Abdul shkëlqeu ndaj Dukagjinit në fanellën e Ferizajt me një gol dhe një asistim në këtë sfidë.

Fantastik ka qenë në derbi edhe Arb Manaj, që shënoi golin e vetëm për Dritën. Manaj kishte shumë duele të fituara, derisa me golin e shënuar tregoi instiktin e një sulmuesi ‘vrastar’. Klinasi ngadalë po rikthehet në formën e tij më të mirë.

Trajneri i javës: 

Ky epitet shkon padyshim për Bekim Isufin. Trajneri gjilanas e pa vetën në disavantazh nga Suhareka 1-0, derisa në fund arriti një fitore spektakolare me rikthim 1-3. Isufi motivoi futbollistët e tij për një rikthim të madh, por edhe zëvendësuesit ishin fantastik në këtë sfidë.

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola ka befasuar sërish tifozët e futbollit, kjo pasi pas ndeshjes i ka dhënë këshilla lojtarit kundërshtar

Guardiola ka befasuar sërish tifozët e futbollit, kjo pasi pas ndeshjes i ka dhënë këshilla lojtarit kundërshtar

Premier League
Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Legjenda e Liverpoolit pret që Real Madridi të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Chelseat

Premier League
Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

Barcelona humbet një lojtar të rëndësishëm për dy muaj shkaku i lëndimit

La Liga
Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Eksperti i gjuhës së trupit zbulon detaje nga debati i tensionuar mes Ten Hag dhe Van Nistelrooy

Premier League
Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

Hansi Flick e la yllin e Barcelonës në bankë ndaj Alavesit për arsye disiplinore

La Liga
Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Man United ka vendosur për trajnerin i cili pritet që ta zëvendësojë Ten Hagun së shpejti

Premier League
Kalo në kategori