LAJMI I FUNDIT:

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja – pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja – pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Në vazhdën e përmbytjeve shkatërruese që goditën së fundmi Bosnjën dhe Hercegovinën, një rrëfim për çiftin e martuar Irmela dhe Jasmin Çiliq ka tronditur vendin dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për çiftin, i cili vdiq tragjikisht kur shtëpia e tyre u shkatërrua nga një përmbytje masive.

Dhe ata, sipas raportimeve të mediave në Bosnjë, ekipet e shpëtimit i gjetën të përqafuar nën rrënoja, përcjell Telegrafi.


Irmela dhe Jasmin, banorë të Jabllanicës – komunë që ishte më e prekur nga vërshimet – nuk kanë arritur të shpëtojnë nga ujërat e dhunshme që kanë përfshirë atë natë gjithë vendbanimin.

Kur ekipet e shpëtimit arritën në rrënojat, para tyre u shfaq një skenë që tronditi thellë të gjithë të pranishmit – trupat e Irmela dhe Jasmin u gjetën të përqafuar, duke dëshmuar për një dashuri të palëkundur që zgjati deri në frymën e tyre të fundit.

Komuniteti ku ata jetonin është i pikëlluar për t’i dhënë lamtumirën këtij çifti, të cilët të gjithë i cilësuan si njerëz shembullorë dhe të kujdesshëm.

“Është e vështirë të përshkruash trishtimin që ndjejmë. Irmela dhe Jasmin ishin të pandarë, dashuria e tyre ishte e njohur për të gjithë dhe ndoshta i vetmi ngushëllim në këto momente është se ata ishin bashkë deri në fund”, ka thënë shoqja e tyre e ngushtë, e prekur thellë nga humbja tragjike.

Ndryshe, mbi dhjetë persona thuhet se humbën jetën në përmbytjet katastrofike që goditën Bosnjën dhe Hercegovinën.

Dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë dukshëm më i lartë, pasi qindra persona konsiderohen të zhdukur.

Një numër i madh shtëpish u shkatërruan, u shembën rrugë, ura, madje edhe një linjë hekurudhore.

Ndërkohë po kërkohet strehim për një numër të madh personash që kanë mbetur të pastrehë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cilat janë vendet më të mira evropiane për ekuilibrin midis punës dhe jetës?

Cilat janë vendet më të mira evropiane për ekuilibrin midis punës dhe jetës?

Evropa
Arrestohet miliarderi francez

Arrestohet miliarderi francez

Evropa
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës eliminon agjentët e FSB-së të lidhur me vrasjen e kolonelit të inteligjencës ukrainase

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës eliminon agjentët e FSB-së të lidhur me vrasjen e kolonelit të inteligjencës ukrainase

Evropa
Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus

Evropa
Gruaja e Erdoganit shpërthen në lot pas fjalimit të bashkëshortit për paqen

Gruaja e Erdoganit shpërthen në lot pas fjalimit të bashkëshortit për paqen

Turqia
Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron

Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Evropa
Kalo në kategori