LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i xhiros së dytë në Euro 2024

Formacioni më i mirë i xhiros së dytë në Euro 2024

Portali Telegrafi vazhdon me “PATOS FORMACIONI I JAVËS“, ku ka krijuar disa nga më të mirë të xhiros së dytë të Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Të shtunën mbrëma ka përfunduar me sukses xhiro e dytë e ndeshjeve të grupeve në Euro 2024, ku shumica e kombëtareve të mëdha kanë marrë rezultate pozitive.

Megjithatë, ka pasur disa futbollistë, të cilët kanë dhuruar paraqitje brilante, duke ndihmuar ekipin e tyre me gola, asistime, por edhe paraqitje të mira individuale në portë dhe mbrojtje.


Formacioni më i mirë i xhiros së parë në Euro 2024
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i xhiros së parë në Euro 2024

Telegrafi ka vazhduar me zgjedhjen e formacionin më të mirë, duke filluar nga ndeshjet e xhiros së parë, për të vazhduar tani të dytën.

Në portë është Giorgi Mamardashvili, i cili kishte një paraqitje thuajse të përkryer ndaj Çekisë, duke pritur 11 gjuajtje të çekëve, më së shumti  deri tani në një ndeshje të Euro 2024.

Mbrojtja formohet nga Pepe, i cili ishte vendimtar në fitoren e Portugalisë ndaj Turqisë, duke larguar disa topa që ishin raste të sigurta. Antonio Rudiger ka zënë vend në formacion, pasi shkëlqeu me Hungarisë. Joshua Kimmich dhe Marc Cucurella, zënë vend në krah pas paraqitjeve briliante ndaj Hungarisë, gjegjësisht ndaj Italisë.

Për shpërblim, deri në Berlin me Patos!
Lexo po ashtu Për shpërblim, deri në Berlin me Patos!

Në mesfushë, në qendër zë vend Adrien Rabiot që ishte dominues te Franca ndaj Holandës. Fabian Ruiz dhe Ilkay Gundogan, po bëjnë një kampionat shumë të mirë dhe ndaj Italisë dhe Hungarisë, po ashtu kishin paraqitje për një vend në formacion.

Pozita e qendërsulmuesit është e rezervuar për Andrej Kramaric, i cili shënoi ndaj Shqipërisë, duke i mbajtur gjallë shpresat e kroatëve për kualifikim. Në krahë  janë Bernardo Silva dhe Kevin de Bruyne që shënuan gola ndaj Turqisë dhe Rumanisë.

Formacioni i xhiros së dytë (4-3-3): Mamardashvili (Gjeorgji); Cucurella (Spanjë), Rudiger (Gjermani), Pepe (Portugali), Kimmich (Gjermani); Rabiot (Francë), Ruiz (Spanjë) Gundogan (Gjermani); Silva (Portugali), De Bruyne (Belgjikë); Kramaric (Kroaci); /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
FIFA po vjen me një risi – synohet zëvendësimi i VAR-it me një sistem që do të shkaktonte revolucion

FIFA po vjen me një risi – synohet zëvendësimi i VAR-it me një sistem që do të shkaktonte revolucion

Ndërkombëtare
”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje” Astrit Selmani reagon pas ofendimeve që mori në Rumani

Ligat tjera
Real Madridi e ka seriozisht për yllin spanjoll – transferimi i tij do t’i jepte fund ‘krizës’ në mesfushë

Real Madridi e ka seriozisht për yllin spanjoll – transferimi i tij do t’i jepte fund ‘krizës’ në mesfushë

La Liga
“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler

“Çfarë lojtari”, ish-legjenda e Real Madridit i mahnitur nga kualiteti i Arda Guler

La Liga
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Legjenda angleze ishte përballë Amorimit në ndeshje: Ai u zhgënjye me katër futbollistë

Legjenda angleze ishte përballë Amorimit në ndeshje: Ai u zhgënjye me katër futbollistë

Premier League
Kalo në kategori