LAJMI I FUNDIT:

Habit Blero: Intervistën me Afronën e bëra për inat të ish-të dashurës time

Habit Blero: Intervistën me Afronën e bëra për inat të ish-të dashurës time

Artisti i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka qenë së fundmi i ftuar në ‘Reload’ në RTV Dukagjini.

Ai ka folur për ‘podcast’-in që mori vëmendje e bëri bujë të madhe me Afrona Dikën, me të cilën u nda dy vite më parë.


Këngëtari tha se ka qenë si një lloj hakmarrjeje ndaj ish-të dashurës së tij, e cila u identifikua me nofkën ‘bebe’.

Foto: Screenshot/YouTube

“Mu ka dhimt vetja dhe koha”, u shpreh 45-vjeçari teksa komentuar paraqitjen e tij, ku shihet edhe duke qarë.

"Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen
Lexo po ashtu "Mendoj që ua kemi borxh", Afrona dhe Blero me dy episode për ndarjen e tyre - zbulohet se kur do të publikohen

“Definitivisht është se podcasti ka ndodhur pak ose më shumë inati në kuptimin e realizimin e tij për me ia kthy dikujt tjetër. A është bashku apo jo me Afronën, nuk është e vërtetë, por podcasti është bërë me inati për një person që hala e du dhe me ndiku tek ajo. Është ajo që e kam përmend brenda BigBrother VIP Kosova II, që kam kallxu dashni për të dhe që hala kam dashni për të”, theksoi ish-konkurrenti i Big Brother.

Foto: Screenshot/YouTube

Blero tutje tha: “‘Bebe’ më ka dëshpëruar, sepse ne kemi pasur me udhëtu një vend bashkë, ajo ka shkuar, unë s’kam mbërri dhe pastaj janë prish raportet, por edhe lidhja. Është si hakmarrje ky podcasti me Afronën”.

Veç tjerash, ai ka premtuar edhe disa projekte muzikore që do të lansohen në vijim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Fero dhe Arbenita Ismajli në pushime së bashku?

Magazina
Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli shijojnë pushimet e para si çift në Turqi

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli shijojnë pushimet e para si çift në Turqi

Magazina
Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania

Aulona Musta: Ilir Shaqiri, Luiz Ejlli dhe Egla Ceno mund të jenë pjesë në sezonin e katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Melinda Ademi dhe Meriton Mjekiqi publikojnë këngën

Melinda Ademi dhe Meriton Mjekiqi publikojnë këngën "Queen"

Magazina
Diva shqiptare, Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës pas shumë viteve

Diva shqiptare, Adelina Ismaili po i rikthehet muzikës pas shumë viteve

Magazina
Brenda jetës së yllit të Euro 2024, Khvicha Kvaratskhelia: Jashtë futbollit ai kalon kohë të madhe me gruan e tij bukuroshe që studion mjekësi

Brenda jetës së yllit të Euro 2024, Khvicha Kvaratskhelia: Jashtë futbollit ai kalon kohë të madhe me gruan e tij bukuroshe që studion mjekësi

Magazina
Kalo në kategori