Formacioni i javës në Ligën e Evropës – dy yjet shqiptarë pjesë e më të mirëve
Dy yjet shqiptarë, Granit Xhaka dhe Berat Gjimshtiti kanë përfunduar në formacionin më të mirë të javës në ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Evropës.
Gjatë ditës së djeshme (e enjte) u zhvilluar ndeshjet e para të fazës çerekfinale të Ligës së Evropës.
Roma mposhti 0-1 Milanin, Bayer Leverkuseni fitoi 2-0 ndaj West Hamit, Benfica fitoi ndaj Marseille 2-1 dhe Liverpooli u turpërua 0-3 nga Atalanta.
What a night 😯#UEL pic.twitter.com/F6ei0YlO5W
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) April 11, 2024
Pas ndeshjes, faqja e specializuar e statistikave SofaScore ka publikuar formacionin më të mirë të ndeshjeve të para.
Leverkuseni dominoi formacionin me gjashtë lojtarë, e ndjekur nga Atalanta me dy lojtarë, ndërsa Roma, West Hami dhe Liverpooli patën nga një.
Pjesë e këtij formacioni janë edhe dy yjet shqiptarë, Xhaka dhe Gjimshtiti, së bashku me emra si Lukas Fabianski, Gianluca Mancini, Jonathan Tah, Florian Ëirtz dhe Coady Gakpo.
Përveç tyre vend në formacion fituan Amine Adli, Ezequiel Palacios, Jonas Hoffman dhe Gialuca Scamacca. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251