LAJMI I FUNDIT:

Pesë të vdekur nga rrëzimi i pemëve teksa erërat arrijnë shpejtësinë prej 155 km/h në Poloni

Pesë të vdekur nga rrëzimi i pemëve teksa erërat arrijnë shpejtësinë prej 155 km/h në Poloni

Pesë persona kanë gjetur vdekjen nga rrëzimi i pemëve pasi erërat e forta goditën Poloninë jugore të hënën, duke arritur një shpejtësi prej 155 km/h në pjesët më të larta të maleve Tatra.

Në qytetin Rabka-Zdrój, dy gra dhe një gjashtë vjeçare vdiqën pasi një pemë ra mbi ato, thanë zjarrfikësit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Një grua tjetër vdiq kur një pemë ra mbi makinën e saj në qytetin e Zakopane në rrëzë të maleve Tatra, tha një zëdhënës i zjarrfikësve të Zakopane, Andrzej Król-Łęgowski.

Rënia e pemës në të njëjtin qytet vrau një fëmijë, sipas një zëdhënësi të reaguesve mjekësorë.

Autoritetet lokale kanë lëshuar një paralajmërim për erëra të rrezikshme që arrijnë të paktën 100 km/h dhe kanë mbyllur shtigjet malore në parkun kombëtar Tatra.

Zjarrfikësit ndërhynë 140 herë të hënën në mëngjes për të hequr pemët që bllokonin rrugët dhe për të ndihmuar pronarët e shtëpive me çatitë e shkatërruara, thanë mediat lokale.

Erërat pasuan tre ditë me mot jashtëzakonisht të ngrohtë.

Më 30 mars, temperaturat arritën një rekord të ri për atë muaj, duke u rritur në 26.4C në qytetin jugor të Tarnów. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori