LAJMI I FUNDIT:

“Votimi i vërtetë do të jetë në Këshillin e Ministrave”, kryeministri malazez paralajmëron votën pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

“Votimi i vërtetë do të jetë në Këshillin e Ministrave”, kryeministri malazez paralajmëron votën pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, duke komentuar faktin se deputetja e Partisë Popullore Demokratike (DNP) dhe deputetja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që përfaqëson Malin e Zi, Maja Vukiçeviq votoi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në seancën e Komisionit për Çështje Politike të Këshillit të Evropës, Kryeministri Milojko Spajiq tha se ishte një diskutim.

“Votimi i vërtetë do të jetë në Këshillin e Ministrave dhe atëherë do të mund të shihni qëndrimin zyrtar të Malit të Zi”, tha kryeministri i Malit të Zi.


Të përkujtojmë se Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka dhënë mendim pozitiv për kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, ndërsa përfaqësuesja malazeze Maja Vukiçeviq, nga DNP e Knezheviqit, ka votuar kundër, që bie ndesh me politikën zyrtare të Malit të Zi.

Nga Këshilli i Evropës kanë thënë për gazetën “Pobjeda” se hapi i radhës pritet më 18 prill, kur Asambleja Parlamentare në përbërje të plotë do të votojë për opinionin përfundimtar lidhur me aplikimin e Kosovës.

“Vendimi përfundimtar merret nga Këshillin e Ministrave, i cili mbledh përfaqësues të qeverive – jo parlamentarët – të të gjitha vendeve anëtare. Nuk ka asnjë kornizë kohore për vendimin e Komitetit të Ministrave”, tha Këshilli i Evropës, transmeton Telegrafi.

Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës
Lexo po ashtu Deklarohet ministrja Gorçeviq, Mali i Zi do ta përkrahë në fazën finale anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Informacionet jozyrtare nga mediat serbe thonë se kjo mund të ndodhë në fund të majit.

Qëndrim të njëjtë me kryeministrin Spajiq ka shprehur edhe ministrja malazeze për Çështje Evropiane, Maida Gorçeviq, e cila tha se vota e deputetes Vukçevqi nuk flet për qëndrimin e Malit të Zi ndaj Kosovës.

Ministrja malazeze e cila vizitoi sot Kosovën, pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, shtoi se do të përkrahet Kosova drejt KiE-së, në Këshillin Ministror, i cili mbahet në muajin maj, që i bie në fazën finale.

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini
Lexo po ashtu Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

“Votimi i disa deputetëve nuk do të thotë domosdoshmërish qëndrimin e qeverisë … Mali i Zi në maj do ta përkrah anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës”, tha ajo.

Ndryshe, në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku u miratua opinion i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, e që u rekomandua se Kosova ka përmbushur kushtet që të jetë anëtare e kësaj organizate, për votuan 31 deputetë. Ndërsa katër vota ishin kundër, dy prej tyre nga Serbia, një nga Mali i Zi, një gjithashtu nga Bosnja e Hercegovina dhe një abstenim nga Greqia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli flet në Hagë: Gjykimi të bëhet në kohë të arsyeshme, të mos cenohet besimi i popullit të Kosovës

Kadri Veseli flet në Hagë: Gjykimi të bëhet në kohë të arsyeshme, të mos cenohet besimi i popullit të Kosovës

Drejtësi
Qeveria e re e Maqedonisë drejt formimit, kryetari i Kuvendit pritet të jetë shqiptar

Qeveria e re e Maqedonisë drejt formimit, kryetari i Kuvendit pritet të jetë shqiptar

Lajme
Rezulton i zhdukur tash e disa ditë, policia thotë se rasti i Gëzim Trakaniqit ka kaluar tek krimet serioze rajonale

Rezulton i zhdukur tash e disa ditë, policia thotë se rasti i Gëzim Trakaniqit ka kaluar tek krimet serioze rajonale

Lajme
Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?

Kosovës iu avancua statusi, por cili është roli dhe funksioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s?

Lajme
LVV thotë se pishina e Gërmisë po u jepet

LVV thotë se pishina e Gërmisë po u jepet "dostave", Komuna e Prishtinës mohon akuzat

Lajme
Fillon implementimi i Kodit të ri Doganor dhe Akcizave

Fillon implementimi i Kodit të ri Doganor dhe Akcizave

Lajme
Kalo në kategori