Kosova ka kaluar me sukses fazën e parë të procesit të aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës, pasi Komiteti për Politikë dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare miratoi opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis e cila vjen nga shteti i Greqisë, ku mes tjerash u rekomandua që Kosova ka përmbushur kushtet që të jetë anëtare e këtij institucioni.
Me 31 vota për, katër kundër dhe një abstenim shteti i Kosovës është më afër këtij institucioni të rëndësishëm evropian, por janë edhe dy procese tjera që pritet të ndodhin gjatë muajit prill dhe maj në Asamblenë Parlamentare dhe në Këshillin e Ministrave.
Por, ajo që ra në sy ishin katër votat kundër, dy prej tyre nga Serbia, një nga Mali i Zi, një gjithashtu nga Bosnja e Hercegovina dhe një abstenim nga Greqia.
Kjo temë nuk ka kaluar pa u diskutuar edhe në media e politikën e brendshme në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.
Realisht katër votat kundër fazës së parë të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës janë nga katër deputetë të nacionalitetit serb që vijnë nga këto shtete.
Përfaqësuesja në Këshillin e Evropës nga Bosnja e Hercegovina është Snezhana Novakoviq – Bursaq, e cila vjen nga partia SNSD e Millorad Dodikut, i cili është në listën e zezë amerikane.
Novakoviq-Bursaq ka konfirmuar për median boshnjake Klix.ba se ka votuar kundër, ndërsa këtë vendim e ka shpjeguar duke thënë se ka votuar në emër të Bosnjë-Hercegovinës bazuar në qëndrimet e këtij shteti në relacion me Kosovën.
E pyetur nga kjo media se me urdhër të kujt votoi kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, deputetja e partisë së Dodikut ka deklaruar se deputetët nuk kanë udhëzime votimi si ambasadorët.
Ndërsa, Maja Vukiçeviq, përfaqësuese nga Mali i Zi që ka votuar kundër është nga partia serbe “Partia Popullore Demokratike” në Mal të Zi, parti kjo me orientim pro – serb.
Natyrisht, edhe ajo ka thanë se “u qëndroj besnike bindjeve të mia ideologjike dhe parimeve politike, do të votoj kundër pranimit të Kosovës”.
Vukiçeviq thoshte paraprakisht se “pranimi i Kosovës në KiE do t’i hapte rrugën territoreve të tjera të diskutueshme që të kërkojnë anëtarësim”, shkruante media në Mal të ZI, CDM.
Dy votat kundër natyrshëm kanë ardhur edhe nga Serbia me përfaqësueset e saj Bilana Pantiq – Pila nga partia e Aleksandar Vuçiqit SNS dhe Dunja Simonoviq- Bratiq nga partia e Ivica Daçiqit, SPS.
Ndërsa, vota abstenim e Greqisë ishte nga partia e ish-kryeministrit, Aleksis Tsipras.
Ndryshe, pas kësaj faze janë edhe dy momentet të votimit, njëra në Asamblenë Parlamentare dhe tjetra në Këshillin e Ministrave, ku është fazë finale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Na nxirrni jashtë!" – shqiptarët bërtasin për ndihmë në Aeroportin e Beogradit, u bllokuan në autobus - thyejnë xhamin

Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Administrata Trump rikthen fokusin diplomatik në Ballkan, dërgon zyrtar të lartë në Kosovë, Serbi dhe Bosnjë

“S’ka lidhje a janë eshtra të njerit apo të qenit” – Nazim Bllaca bënte pazare nga burgu, fliste për Specialen e atentate politike

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Bllaca kërkoi 1 milion euro e më pas 600 mijë nga Faruk Gashi që të mos dalë publikisht të flasë me emra

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë