LAJMI I FUNDIT:

Vozitjet e pakujdesshme, brenda një viti mbi nëntë mijë shoferëve u është ndaluar drejtimi i automjetit

Vozitjet e pakujdesshme, brenda një viti mbi nëntë mijë shoferëve u është ndaluar drejtimi i automjetit
Foto: Ilustrim

Respektimi i rregullave në komunikacion mbetet ende sfidë në Kosovë.

Vetëm gjatë vitit 2023, 9 mijë e 827 ngasësve u është ndaluar drejtimi i automjetit.


Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, 346 kundërvajtje janë shqiptuar edhe ndaj këmbësoreve për mosrespektim të rregullave në trafik.

Viti 2024 nisi me raste më të shpeshta të aksidenteve në rrugët e Kosovës. Shumë prej tyre me fatalitet.

Ato mbesin shqetësuese në Kosovë.

Një prej rasteve të fundit është edhe ai i vdekjes në Prishtinë të një  26-vjeçari nga Deçani që ishte këmbësor.

Cilët janë shkaktarët e aksidentit me fatalitet në Prishtinë - flet eksperti i komunikacionit
Lexo po ashtu Cilët janë shkaktarët e aksidentit me fatalitet në Prishtinë - flet eksperti i komunikacionit

Parkimi i veturave në korsinë për qarkullimin të autobusit, kyçje e gabuar në udhëkryqe, ndalim i veturës pranë stacionit, përdorimi i telefonit, janë vetëm disa nga rastet kur vozitësit nuk respektojnë rregullat në komunikacion, pengojnë qarkullimin, krijojnë kolona  e në disa raste shkaktojnë edhe aksidente.

Por, nuk janë vetëm vozitësit. Ka edhe raste kur këmbësorët nuk i respektojnë rregullat në trafik.

Sidoqoftë, me ndryshimet ligjore për  rregullat në trafik, parashihen dënime me të larta për ngasësit e automjeteve, por edhe për këmbësorët.

Nol Dedaj është ekspert i komunikacionit.

Vlerësohet se ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor s’do të ketë efekt në siguri
Lexo po ashtu Vlerësohet se ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor s’do të ketë efekt në siguri

“Mbikëqyrja e drejtuesve te automjetit edhe e ulet. Flas edhe për menaxhimin sa i përket kundërvajtjes. Duhet mbikëqyrje me e madh, të ndryshojnë procedurat e dhënies së patentë-shoferit dhe mbikëqyrja e shoferit deri në  moshën e zgjatjes se patentë shoferit. Nuk guxojmë që drejtuesin e automjetit me e lanë pa mbikëqyrje”, deklaroi ai.

Sipas Policisë së Kosovës, gjatë periudhës kohore janar-dhjetor 2023,  9827 shoferëve u është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik, kurse 346 kundërvajtje janë shqiptuar ndaj këmbësoreve për mosrespektim të rregullave në trafikun rrugor.

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori