LAJMI I FUNDIT:

Cilët janë shkaktarët e aksidentit me fatalitet në Prishtinë – flet eksperti i komunikacionit

Cilët janë shkaktarët e aksidentit me fatalitet në Prishtinë – flet eksperti i komunikacionit

Pothuajse çdo ditë në rrugët e Kosovës janë duke ndodhur aksidente të ndryshme, qoftë me dëme materiale, me lëndime trupore apo edhe ato me fatalitet.

E, një aksident që tronditi vendin ditëve të fundit ishte ai i së hënës në Prishtinë, ku një 26 vjeçar me inicialet Sh.H ndërroi jetë.


Kjo pasi e dyshuara (shoferja) duke drejtuar veturën ka goditur semaforin, i cili i ka rënë këmbësorit, i cili si pasojë e lëndimeve ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj në lidhje me këtë çështje tha se Prishtina aktualisht është vendi më problematik sa i përket aksidenteve me fatalitet.

Për rastin e fundit, Dedaj theksoi se duhet të bëhet një hulumtim i saktë se çka ndodhi që erdhi deri të goditja e semaforit, që më pas u rrëzua aq lehtë e për pasojë vdiq një i ri.

“Me sa shoh te aksidenti i fundit është faktori njeri dhe faktori rrugë. Mund të jetë faktori njeri pasi mund të ketë pagjumësi, ose nën ndikimin e pijes alkoolike i jep me shpejtësi të madhe, etj. Nëse dalim te komunikacioni rrugor kemi të bëjmë me njohurit mbi sigurinë rrugore. Sa e drejton automjetin ajo në mënyrë të sigurt, nëse merret një veprim i tillë gjysmë rrethor, a është shofere e re, a ka përvojë? E nëse është shofer i ri, vazhdojnë procedurat hetimore, për me identifiku se si e ka marr patentë shoferin? Pastaj nëse kthehemi te faktori rrugë, semafori i vendosur a i ka elementet kryesore të sforcimit. Ajo duhet të testohet se nëse goditet prej një automjeti me shpejtësi maksimale të zhvilluar nuk guxon të këputet, sikurse ka ndodh.

Shoferi nuk ka qenë në shpejtësi, pasi nëse i shohim dëmet materialet konstatojmë që ka mundur të jetë nga 40-50 km në orë. Por, pse e theu me atë shpejtësi semaforin? Pasi këmbësori nuk vdiq nga automjeti, por nga semafori. Shko shikoni bulonat e semaforit…”, ka thënë Dedaj.

I pyetur se kush e merr përgjegjësin për sforcimin e semaforëve në rrugë, ai tha: “Sigurisht që Komuna. Pasi ajo e ka bërë pranimin teknik”. /Telegrafi/

Dedaj potencoi se janë pesë faktorë të cilët shkaktojnë aksidente.

“ Është faktori njeri, rrugë, automjet, komunikacioni rrugor, dhe faktori incident. Krejt këto i kanë elementet e tyre që shkaktojnë aksidentet. Duke marr parasysh se aksidentet i klasifikojmë si aksidente me dëme materiale të lehta, më dëme materiale më të mëdha dhe me lëndime trupore, pastaj dhe me fatalitete”, tha tutje eksperti i komunikacionit.

Ndërkaq, Dedaj kritikoi institucionet shtetërore pasi në vend nuk ka institucion të veçantë ku studiohet për komunikacionin rrugorë.

“Nëse e bëjmë një analizë të faktorëve se kush i shkakton këto aksidente duhet të studiohen elementet që i shkaktojnë ato. E këtu në Kosovë këto nuk studiohen, pasi duhet të ekzistojnë institucionet e caktuara, pasi duhet të ketë një institutit për hulumtimin e elementeve të sigurisë që e shkaktojnë aksidentet. E, nuk ekziston as agjencioni që merret me masa preventive”, tha ndër të tjera Dedaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori